Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E kush nuk do te deshironte nje pale kepuce “Louboutin” Empty E kush nuk do te deshironte nje pale kepuce “Louboutin”

Fri 23 Mar 2012 - 2:31
E kush nuk do te deshironte nje pale kepuce “Louboutin” Christian-louboutin-shoesTe gjithe kemi degjuar per te famshmin Christian Louboutin. Kemi degjuar se nuk ka me asnje aktore, kengetare, apo modele qe te dale nga shtepia e tij pa veshur kepucet e punuara aq bukur nga mjeshtri i madh francez.
Me lloj-lloj modelesh, formash e ngjyrash, te punuara me finese dhe elegance, kepucet “Louboutin” renditen te parat ne klasifikimin e me te preferuarave nga femrat.

Ndodh shpesh qe femrat bejne cmenduri per nje pale “Louboutin”. Ka nga ato qe blejne me dhjetera pale dhe nuk i veshin fare. Shkrimtarja Danielle Steel ka 6000 pale. Ka nga ato qe mbajne me ore te tera radhe per te hedhur ndonje autograf ne tabanin e kepuces nga vete Louboutin.

Por ka edhe me keq: femra qe zhyten ne borxhe per keto “krijesa” te mrekullueshme, cmimi me i ulet i te cilave eshte 495 euro, ndersa ai me i larti nuk mund te thuhet, sidomos kur kerkon ndonje pale sipas deshires me taban te kuq, taka te larta dhe te mbuluara krejtesisht me rubine. Por cfare i ben femrat te cmenden pas tyre? Takat super te larta, qe theksojne ne menyre sensuale harkun e kembes? Tabani i kuq, shenje dalluese e firmes, apo modelet dhe zbukurimet marramendese?

Ndoshta, por jo vetem: duhet te jete “magjia” e Christian qe ben kete efekt. Ate e gjen cdo dite ne rrugen “Zhan Zhak Ruso”, ne nje nga lagjet me te famshme parisiene, ku ka laboratorin e tij te punes qe prej vitit 1992. Jo me kot e quan cerdhja e tij e preferuar. Aty hapi edhe butikun e pare, qe vazhdon te jete po aty. “Kam lindur ne kete qytet. Eshte kaq i bukur. Me pelqen te udhetoj neper bote, por gjithmone te kthehem serish ketu.

Shtepite jane nje nga pasionet e tij te medha. Blen nga nje te tille ne cdo vend me te cilin dashurohet: nje keshtjelle ne Normandi, nje shtepi ne Veriun e Italise, nje ne Egjipt… udhetimet jane nje tjeter pasion i stilistit qe shume e cilesojne si “magjistarin e kepuceve”.

Gjithsesi duhet thene se edhe ne kohe krize, gjerat per te kane ecur mrekullisht. Thone se cdo vit ai shet me shume se 340 mije pale kepuce.
Keto kohe ka shtuar hapjet e butikeve, qe gjithsesi nuk shkojne me shume se 20 ne te gjithe boten. Klientet e luksit i jane rikthyer prej kohesh “vlerave te sigurta”, por ne fakt kepuca me shuall te kuq nuk del kurre nga moda. Modelet e tij te preferuara dhe ato qe kushtojne me shume jane ato me gure te shtrenjte, lekure gjarpri dhe krokodili.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi