Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kush pushon mire nuk shton ne peshe Empty Kush pushon mire nuk shton ne peshe

Fri 23 Mar 2012 - 3:46
Udhezuesi i gjumit te mireGjumi i mire eshte aleati i shendetit te zemres. Pagjumesia eshte e lidhur dyfish me probleme te metabolizmit, para se gjithash me obezitetin. Ne kete menyre shumohet, edhe ne nente here rreziku i semundjes kronike te infarktit.Lidhja mes pagjumesise dhe problemit te peshes eshte evidentuar gjate nje kerkimi shkencor, sipas te cilit kush fle 7 ore ne nate, ne vecanti mes 32 e 49 vjec, ka nje indeks te mases trupore ne menyre te ndjeshme me te larte dhe nje propabilitet me te larte per t'u bere obeze.

Arsyet pse nje gjume i parehatshem ose me cilesi te dobet, jane ende te paqarta, megjithate shpjegojne ekspertet, eshte verejtur se kufizimi i gjumit mund te ndryshoje sekretimin e hormoneve qe rregullojne ndjenjen e oreksit dhe ekuilibrit energjik. Ne vecanti, privimi i gjumit zvogelon sekretimin e leptines, hormoni qe rregullon oreksin, lehteson gjithashtu edhe konsumin kalorik, ndersa rrit prodhimin e grelines qe stimulon ndjenjen e urise.

Pagjumesia ndikon ne ndjeshemrine e indeve te insulines, duke nxitur rezistencen e insulines, celesi per zhvillimin e diabetit.

Nder keshillat qe jepen, specialistet rikujtojne qe rregulli i arte per te ndjekur jane sjelljet qe duhet te evitohen per te favorizuar gjume te mire.

Udhezuesi: Cfare duhet bere

1-Flini cdo mbremje dhe zgjohuni cdo mengjes ne te njeten ore, edhe gjate fundjaves, pavaresisht se kur keni fjetur ne darke

2- Nese zgjoheni me pare se te bjere alarmi, cohuni nga shtrati dhe nisni diten

3- Nese nuk jeni ne gjendje te flini, me mire te mos qendroni ne shtrat por cohuni, dilni nga dhoma e gjumit dhe angazhohuni me aktivitete relaksuese, si te lexoni nje liber, te shihni televizor apo te beni nje dush te ngrohte

4- Perdorni shtratin vetem per te fjetur

5-Mundohuni te relaksoheni sa me shume perpara se te shkoni ne shtrat, per shembull me nje dush te ngrohte, ose me pije qe kane efekte qetesuese, si qumesht te ngrohte, cajra bimore, kamomili eshte i vlefshem.

6-Nese keni uri ne orarin qe duhet te flini, hani dicka te lehte, per te mos patur probleme me tretjen

7- Flini ne nje shtrat komod, ne nje dhome te mbrojtur nga zhurmat, dhe ne nje ambjent as shume te ftohte as shume te nxehte

8- Hani ne orare te rregullta, duke shmangur vakte te renda afer orarit te gjumit, duke i dhene perparesi ushqimeve te pasur me karbohidrate

9-Kryeni aktivitet fizik gjate dites, sidomos pasdite

Cfare duhet evituar

1-Mos shkoni ne shtrat nese nuk ju flihet, gjumi nuk mund te jete i ‘detyruar’

2-Mos flini shume ne mengjes nese keni fjetur pak gjate nates

3-Mos e thyeni gjumin gjate dites, sepse dremitjet ndikojne negativisht ne gjumin e nates

4- Mos konsumoni pije qe permbajne kafeine ose alkool perpara gjumit. Alkooli mund te shkaktoje pagjumesi

5- Mos pini duhan afer kohes qe do shkoni per te fjetur

6-Mos hani ushqime shume te perpunuara, te pasura me yndyrna dhe proteina, qe impenjojne organizmin ne nje tretje shume te mundimshme

7- Mos kryeni aktivitet fizik shume intensive para se te shkoni ne shtrat, sepse ka efekte shume emocionuese (E.A/infoalbania)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi