Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kush e bën vajin më të mirë të ullirit? Shqipëria, në garë me 17 vende Empty Kush e bën vajin më të mirë të ullirit? Shqipëria, në garë me 17 vende

Wed 7 Mar 2012 - 3:31
Puglia, 4 mars 2012, NOA - Cili nga 18 vende të botës arrin të prodhojë vajin më të mirë të ullirit? Mos vallë Shqipëria ... Përgjigjen e një pyetje të tillë, pritet që ta japë një konkurs ndërkombëtar, i parashikuar të zhvillohet në rajonin Puglia të Italisë, gjatë datave 15-17 mars.E ftuar të konkurrojë mes tyre, edhe Shqipëria do të paraqesë llojet e saj ekskluzive të vajit të ullirit, duke pretenduar në këtë mënyrë, që të marrë “Çmimin Biol”, i konsideruar si më prestigjiozi në këtë fushë.Mediat italiane kanë bërë me dije ndërkaq, se janë afërsisht 300 lloje vajrash që do të prezantohen si prodhime ekskluzive të vendeve pjesëmarrëse në këtë garë. Ndërsa saktësohet se këto do të jenë Shqipëria, Arabia Saudite, Kili, Kroacia, Gjermania, Jordania, Greqia, Izraeli, Libani, Zelanda e Re, Portugalia, Siria, Sllovenia, Spanja, Tunizia, Turqia, SHBA, si dhe Italia.

Nga ana tjetër, pohohet edhe fakti se vaji i ullirit ekstra i virgjër që do të marrë çmimin e madh, do të përzgjidhet për shijen më të mirë, paketimin, etj.

e.t/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi