Teknologjia, Shqipëria ngjitet me 19-të vende
Tue 10 Apr 2012 - 19:08
TIRANË-World Economic Forum ka publikuar këto ditë një raport global, sipas të cilit, Shqipëria ka përmirësuar pozicionin e saj në renditjen globale për Indeksin e Përgjithshëm të Gatishmërisë së Rrjetit për teknologjinë e informacionit.
Sipas WEF, "Shqipëria ngjitet me 19 vende në renditjen globale për përdorimin e teknologjive të informacionit".
Referuar këtij raporti, ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit, Genc Pollo, tha sot në një konferencë për shtyp, se "projekti Shqipëria Dixhitale po përparon dhe këtë sukses nuk e themi vetëm ne, por edhe organizata prestigjioze si Forumi Ekonomik Botëror, World Economic Forum, i cili boton përvit raportin global mbi teknologjinë e informacionit".
Raporti i publikuar së fundmi konkludon se Shqipëria ka përmirësuar dukshëm pozicionin e saj në renditjen globale, kundrejt 142 vendeve të monitoruara, në Indeksin e Përgjithshëm të Gatishmërisë së Rrjetit për teknologjinë e informacionit. Pra, tha ministri, "ne kemi kaluar nga vendi i 95-të në botë, sipas raportit të 2010-ës, në vendin e 68-të në botë, sipas raportit të vitit 2011. Pra, vetëm krahasuar me raportin e vjetshëm, Shqipëria ka një rritje me 19 vende, në renditjen globale".
Ky indeks llogaritet mbi bazën e katër nënindekseve kryesore që janë; klima politiko-rregullatore për teknologjinë e informacionit dhe biznesi përkatës, në të cilin ne kemi një ngritje me 13 vende; Gatishmëria -e infrastrukturës dhe e përmbajtjes dixhitale, përballueshmërisë për shërbimet e ofruara dhe aftësitë (e-skills), ku kemi një ngritje me 24 vende; Përdorimi i teknologjisë së informacionit - nga individët, biznesi dhe Qeveria, ku kemi një ngritje me 17 vende dhe, Impakti social dhe ekonomik, ku ne zëmë vendin e 57-të nga 142 vende ne botë.
(d.b/BalkanWeb)

- Shqipëria rekord në renditjen e FIFA-s, ngjitet në vendin e 43-të
- Korrupsioni, Shqipëria bie 15 vende (dhe ndodhet ne vendin e 113)
- Shqipëria ngjit 23 vende, kuqezinjtë të 50-tët në listën e FIFA
- FIFA: Spanja lider, Shqipëria ngritet 17 vende
- Kush e bën vajin më të mirë të ullirit? Shqipëria, në garë me 17 vende
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi