- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Korrupsioni, Shqipëria bie 15 vende (dhe ndodhet ne vendin e 113)
Fri 7 Dec 2012 - 19:26
Kjo organizatë vlerëson se Shqipëria është
përkeqësuar me 2 pikë dhe renditet në klasifikim 15 vende më poshtë se
vitin e kaluar.
Organizata e njohur Transparency International publikoi sot indeksin e
perceptimit të korrupsionit për këtë vit, sipas të cilit, Shqipëria
renditet me notën 33 në vendin e 113 nga 176 shtete të përfshira në
studim.
Kjo organizatë vlerëson se Shqipëria është përkeqësuar me 2 pikë dhe
renditet në klasifikim 15 vende më poshtë se vitin e kaluar.
Transparency International Albania thotë se Shqipëria shënon kështu
nivelin më negativ të deritanishëm në perceptimin e korrupsionit.
Organizata
u bën apel institucioneve publike dhe agjensive të zbatimit të ligjit
që të ndërmarrin reforma konkrete në luftën kundër korrupsionit. TIA
vlerëson se zbatimi i ligjit në praktikë duhet të shoqërojë miratimin e
ligjeve dhe standarteve të reja, ndaj qeveria duhet të reformojë
administratën publike, të sigurojë pavarësinë e institucioneve dhe
hetimin pa kompromis të korrupsionit.
TIA u bëri thirrje partive për një vullnet të fortë kundër korrupsionit,
sepse mosndëshkimi i zyrtarëve të lartë për vepra penale dhe korrupsion
ka ulur ndjeshëm besimin e publikut dhe ka sjellë këtë perceptim
negativ.
E premte, 07 dhjetor, 2012
Zeri i Amerikes
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi