- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Grupi D ku ndodhet Shqipëria, dorëhiqet trajneri i Rumanisë Lucescu
Sun 5 Jun 2011 - 15:01
Bukuresht—Reuters—Trajneri i Rumanisë Razvan Lucescu ka dhënë dorëheqjen të shtunën, një ditë pas fitores së rëndësishme përballë Bosnje Hercegovinës në kuadër të eliminatoreve për Euro 2012. Dy golat e shënuar nga Ciprian Marica dhe një nga Adrian Mutu i dhanë fitoren skuadrës me rezultatin 3-0 duke u pozicionuar të tretët në grup, me tetë pikë në gjashtë ndeshje dhe pas Francës dhe Bjellorusisë. “Vendimi i tij do të hyjë në fuqi menjëherë”, tha federata rumune, e cila tani duhet të gjejë një pasues. 42 vjeçari Lucescu, ish portier, drejtoi Rapidin e Bukureshtit për tre vite, duke fituar dy kupa në kampionatin rumun dhe arriti edhe në çerek-finalet e kupës UEFA. Në vitin 2007 ai drejtoi skuadrën e FC Brasov ndonëse kishte oferta nga Turqia, Italia dhe Ukraina. Ai mori drejtimin e skuadrës kombëtare në vitin 2009, duke zëvendësuar Victor Piturca kontrata e të cilit u ndërpre për shkak të rezultateve të dobëta në kuadër të eliminatoreve për kupën e botës 2010. Portali i lajmeve “sport.ro” thotë se Lucescu do të shkojë sërish tek Rapid i Bukureshtit. Deri më tani renditja e grupit tonë është: Franca (6 ndeshje) me 13 pikë, Bjellorusia (6 ndeshje) me 9 pikë, Rumania (6 ndeshje) me 8 pikë, Shqipëria (5 ndeshje) me 8 pikë, Bosnje Hercegovina (5 ndeshje) me 7 pikë dhe në fund Luksenburg (6 ndeshje) me 1 pikë.
Ndeshjet e ardhshme në grupin D për Euro 2012
7 qershor 2011
Bjellorusi – Luksenburg
Bosnje Hercegovinë- Shqipëri
2 shtator 2011
Bjellorusi- Bosnje Hercegovinë
Shqipëri- Francë
Luksenburg-Rumani
6 shtator 2011
Bosnje Hercegovinë- Bjellorusi
Rumani-Francë
7 tetor 2011
Rumani-Bjellorusi
Francë-Shqipëri
Bosnje Hercegovinë- Luksenburg
11 tetor 2011
Francë-Bosnje Hercegovinë
Shqipëri-Rumani
Ndeshjet e ardhshme në grupin D për Euro 2012
7 qershor 2011
Bjellorusi – Luksenburg
Bosnje Hercegovinë- Shqipëri
2 shtator 2011
Bjellorusi- Bosnje Hercegovinë
Shqipëri- Francë
Luksenburg-Rumani
6 shtator 2011
Bosnje Hercegovinë- Bjellorusi
Rumani-Francë
7 tetor 2011
Rumani-Bjellorusi
Francë-Shqipëri
Bosnje Hercegovinë- Luksenburg
11 tetor 2011
Francë-Bosnje Hercegovinë
Shqipëri-Rumani
- Korrupsioni, Shqipëria bie 15 vende (dhe ndodhet ne vendin e 113)
- Grupi D: Shqipëria në vendin e parafundit, prapa vetëm Luksenburgu
- Shkatërrohet grupi greko-shqiptar. Tregtonte drogë nga Shqipëria në vendet e BE-së
- Shkatërrohet grupi kriminal shqiptaro-italian, trafikonte armë e drogë nga Shqipëria
- Skandalet e BBC, dorëhiqet drejtori
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi