Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Skandalet e BBC, dorëhiqet drejtori Empty Skandalet e BBC, dorëhiqet drejtori

Mon 12 Nov 2012 - 9:43
Skandalet e BBC, dorëhiqet drejtori Patten

Akuzat për pedofili ndaj një ish drejtuesi të lartë të konservatorëve, që më pas rezultuan false i kushtuan vendin e punës drejtorit të përgjithshëm të BBC-së, George Enwistle.

Enwistle dha dorëheqjen nga posti vetëm dy muaj pasi kishte marrë detyrën. Gjiganti mediatik britanik është vendosur prej disa javësh në qendër të skandaleve të njëpasnjëshme, ku më i rëndi ka të bëjë me akuzat për pedofili të Jimmy Savile, një ndër drejtuesit televizivë më me emër në historinë e BBC-së në vitet ’60, ’70 dhe ’80.

Është zbuluar se Savile ka abuzuar seksualisht me fëmijë dhe në disa raste brenda ambienteve të BBC-së. Madje ka patur dyshime se në vite BBC ka mbuluar një rrjet pedofilie brenda saj.

Pas dorëheqjes së Enwistle, që pritet të emërohet në krye të New York Times, vendin e tij tek BBC e zuri Lord Patten që u zotua se do të punojë për rifitimin e besimit të humbur tek qytetarët.

“Duhet të nxjerrim mësime nga gabimet në mënyrë që të rifitojmë besimin dhe të gjithë do të vihemi në dijeni nëse nuk do të jem në gjendje që ta bëj këtë”, deklaroi kreu i ri i BBC në një intervistë të dhënë për një nga programet më të ndjekura të rrjeti mediatik.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi