- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
SHBA, dorëhiqet shefi i Lockheed Martin
Mon 12 Nov 2012 - 9:46
Kompania amerikane e mbrojtjes, Lockheed Martin deklaron se drejtorI ekzekutiv dhe presidenti i ardhshëm i saj ka dhënë dorëheqjen për shkak të një marrëdhënieje me një vartëse.
“Christopher Kubasik dha dorëheqjen pas një hetimi të brendshëm që konfirmoi marrëdhënien e afërt dhe personale mes tij dhe punonjëses”, njoftoi kompania në një deklaratë për shtyp.
Kubasik do të merrte drejtimin e kompanisë vitin e ardhshëm pasi kishte shërbyer si shef i operacioneve të saj. Një tjetër drejtues i Lockheed Martin, Marilyn Hewson, do të jetë drejtori ekzekutiv i saj duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm.
Presidenti dhe drejtori në ikje Robert Stevens deklaroi se ndihej shumë i zhgënjyer dhe i trishtuar nga veprimi i Kubasik, të cilin ai e cilësoi si të papajtueshëm me vlerat dhe standartet. Por ai tha se kompania ka një lidership të fortë dhe një plan solid pasardhës.
Lockheed Martin është një kompani për mbrojtjen dhe hapësirën ajrore me bazë në Merilend, që ka të punësuar rreth 120 mijë persona në mbarë botën. Shitjet e saj për vitin 2011 ishin 46.5 miliardë dollarë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi