Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

SHBA, dorëhiqet Sekretari për Tregtinë  Empty SHBA, dorëhiqet Sekretari për Tregtinë

Fri 22 Jun 2012 - 17:05
SHBA, dorëhiqet Sekretari për Tregtinë  SEKRETARI-PER-TREGETINESekretari për Tregtinë, Xhon Brajson paraqiti dorëheqjen pas dy aksidenteve të njëpasnjëshme me makinë, më 9 Qershor, shkaku i të cilave ishte një krizë epileptike.

Në një letër drejtuar presidentit amerikan, Brajson shkruante: “Sëmundja ime mund të cënojë kryerjen e detyrës si Sekretar". Barak Obama pranoi dorëhëqjen duke shprehur vlerësimin e shërbimit të tij gjatë këtyre muajve.

Pasi goditi dy makina në rrugë, ai bëri testin e alkoolit por rezultoi se ai nuk ishte i pirë dhe nuk kishte marrë asnjë lloj droge.

Në përplasjen e parë, makina e tij Lexus goditi një Bjuik në qytetin e San Grabrielit. Ai iu drejtua i nxehur tre personave që ndodheshin në këtë automjet dhe u largua menjëherë nga vendngjarja.

Disa minuta më vonë, makina e Brajson përplasi një Honda, në afërsi të qytetit Rosemead. Ai u gjet pa ndjenja në timon.

Detyrën e tij, do ta marrë zv/sekretarja për Tregtinë Rebeka Blank. Brajson shërbeu në këtë post për më pak se një vit duke zëvendësuar Geri Lok, që u emëruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kinë.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi