Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Wikileaks “zbardh” skandalet Empty Wikileaks “zbardh” skandalet

Sun 28 Aug 2011 - 14:43
Wikileaks publikoi një sërë dokumentesh diplomatike për Shqipërinë, që përfshijnë periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2010, të cilat i bashkangjiten dosjes së kabllogramave të mbledhura nga të gjithë Ambasadat Amerikane në botë, edhe asaj në Tiranë.Në një prej dokumenteve, nënvizohet i ashtuquajturi “shpërthim i Berishës në Parlament”, me 23 shkurt të vitit 2008, ku ai fyeu dhe më pas kërcënoi me vrasje deputetin e opozitës Taulant Balla, në terma përdhosës.Ambasada amerikane në Tiranë
komenton: “Megjithëse shpërthimi i Berishës nuk është asgjë e re, kjo retorikë nga kryeministri ka shokuar edhe klasën politike më të fortë dhe median. ‘Siklet dhe turp’, këto janë reagimet më të dëgjuara”.“Të bërtiturat e Berishës, - shkruhet në dokument, - shtuan edhe spekullimet se presioni në rritje, pas Gerdecit dhe në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, më në fund e kanë zënë ngushtë Berishën”.Një tjetwr kabllogramw, i referohet kërkesës si nga ana e qeverisë dhe prokuroria e përgjithshme mw 13 shtator të vitit 2008, për asistencë, në hetimin e rrethanave të vdekjes së shtetasit Kosta Trebicka, dëshmitar kyç për ngjarjen në Gërdec, duke kërkuar ndihmën e ekspertëve.Lidhur me Gërdecin, në të tjerë dokument flitet për sulmet e mediave “pro-Berishës”, siç janë cilësuar Tv Klan dhe Koha Jonë, të cilët ndërmorrën një valë sulmesh kundër prokurores Ina Rama.Komentet e Ambasades Amerikane thonë se sulmet në media janë me shumë gjasa sinjale të lëvizjes së ardhshme të qeverisë në fushatën për të minuar pavarësinë e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Taktitat e fundit nuk janë gjë tjetër, veçse një përpjekje që ajo të ndjekë linjën e qeverisë dhe t’i drejtojë butë hetimet për çështjen e Gërdecit dhe Fazlliçit, me implikime të mundshme dëmtuese për qeverinë. Ndaj kryeministrit shtohet edhe një fakt tjetër, ai i dhëndrrit të tij, Jamarbër Malltezi, për keqpërdorim të fondeve për projektet e Bankës Botërore për interesa personale që lidhet me Planin e Zhvillimit të Bregut Jugor.

Komenti i Ambasadës Amerikane thotë: vetëm pesë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, një tjetër skandal korrupsioni, përveç Gërdecit, rrugës Durrës-Kukës dhe marrëveshjeve me Damir Fazlliç e nxinë imazhin e anti-korrupsionit të Berishës dhe shtuan perceptimin publik se kryeministri, familja dhe rrethi i ngushtë po përdorin pushtetin për t’u pasuruar.

Korrupsioni i zyrtarëve dhe abuzimi me pushtetin – shkruan dokumenti – janë një çështje e nxehtë për votuesit, por edhe një shpatë me dy tehe, për opozitën duke iu referuar marrëveshjeve të tyre të biznesit në të tashmen dhe të shkuarën.

Skandali i ish-ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango pas transmetimit të videos nga Top Channel, ku ai kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune, për ambasadën amerikane dëshmoi se sa e pamëshirshme ishte partia në pushtet për ta shkarkuar nga detyra.

Në kohën kur ministri i Jashtëm Lulzim Basha po shkonte në gjyq për abuzim detyre dhe ish-ministri i Mbrojtjes Mediu ishte nën akuzë, Berisha dhe Topalli nuk mund të përballonin një tjetër skandal.

“Përgjigjia e tyre e shpejtë - sipas ambasadës - tregoi se sa i papëlqyeshëm ishte Pango në shumë qarqe, por edhe për ndjeshmërinë e kryeministrit përpara zgjedhjeve, për të shmangur një tjetër skandal që që përfshin ministrat e qeverisë së tij”.

Në një tjetër kabllogramë përmendet dhe dalja publike e ambasadorit amerikan Xhon Uidhers në spektaklin “Portokalli” me një shikueshmëri të madhe më 1 Mars dhe ndikimi i saj në publik, një mënyrë, që sipas Ambasadës Amerikane, nxit audiencën shqiptare të kuptojë vlerat politike, shoqërore dhe kulturore të SHBA-së.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi