Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkodër, policia zbardh vrasjen e rojës së gurores, dy në pranga Empty Shkodër, policia zbardh vrasjen e rojës së gurores, dy në pranga

Mon 26 Sep 2011 - 13:52
Shkoder – Lajmifundit – Policia e Shkodrës ka zbardhur vrasjen e një shtetasi 55-vjeçar në vendrojen e një guroreje në fshatin “Gajtan” të Komunës Guri i Zi,
Shkodër.Policia tha se në vend-rojen e një pike gurore, është marrë informacion paraprak, se është vrarë me armë zjarri shtetasi Lazër Jaku 55 vjeç, lindur e banues në fshatin “Guri i Zi” të rrethit Shkodër, i cili punonte si roje në këtë pikë gurore.Pas marrjes së informacionit, është organizuar puna nga strukturat e Policisë Shkodër dhe në sajë të një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes në fjalë, ku u arrit të zbulohej se nuk bëhej fjalë për një ngjarje aksidentale, po për një krim të kryer.Nga veprimet e kryera rezultoi, se viktima Lazer Jaku, është vrarë me armë gjahu dhe po mbrëmë rreth orës 23.30, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve, të dyshuar si autorë të krimit Eduard Anton Kola, 25 vjeç, lindur e banues në fshatin “Gajtan”, Komuna Guri i Zi, të rrethit Shkodër dhe Renato Zef Isufi, 30 vjeç, lindur e banues në lagjen “Perash” të qytetit Shkodër. Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri –tjetrin, kanë vrarë me armë gjahu, për motive të dobëta 55 vjeçarin Jaku, tha policia.
Sipas saj, gjatë kontrolleve të ushtruara në vendin e ngjarjes dhe në banesat e shtetasve të arrestuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri Pistoletë e tipit Bareta me 1 fishek në folenë e armës, 1 armë gjahu teke, gjysme automatike, 1 armë gjahu teke.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi