Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shkodër, 5 adoleshentë në pranga, shantazh biznesmenit për 80 mijë euro Empty Shkodër, 5 adoleshentë në pranga, shantazh biznesmenit për 80 mijë euro

Sun 17 Apr 2011 - 4:21
SHKODER – Lajmifundit – Pesë persona të gjithë adoleshentë nga 16 deri në 18 vjeç, u arrestuan sot nga policia e Shkodrës, me akuzën e kërcënimit për dhënie të pasurisë, ndaj një biznesmeni në këtë qytet.

Policia lokale njoftoi se gjatë aksionit të koduar me emrin “Ëndrra për milioner”, kanë rënë në pranga 5 adoleshentët me iniciale: G. G., 16 vjeç, E. K., 16 vjeç, F. Gj. 16 vjeç, D. N., 17 vjeç, dhe Ded Shkambi, 18 vjeç.

Policia theksoi se adoleshentët në bashkëpunim me njeri tjetrin i kanë vendosur një bizesmeni nga qyteti i Shkodrës një gjobë prej 80.000 Euro, duke e kanosur atë seriozisht për jetën nëpërmjet letrave anonime dhe telefonatave.

Arrestimi i adoleshentëve është bërë në flagrancë në kohën që ata do të merrnin shumën e eurove të kërkuara. Policia tha se në cilësine e provës materiale janë gjetur e sekuestruar 6 telefona celulare te markave te ndryshme, 1 motorrçiklete tip “Piazho”, 1 armë zjarri Pistolete tip “Zastava” një sasi fishekesh si dhe 1 maskë.

Dosja është regjistruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për veprën penale të " Shtrëngim me anë të kanosjes, e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje të armeve dhe municioneve luftarake, e kryer në bashkëpunim".
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi