- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Shkodër, në pranga një i shumëkërkuar për tragjedinë e 9 janarit në detin Jon
Sat 2 Feb 2013 - 10:42
SHKODËR - Forcat e policisë së Shkodrës arrestuan një person shumë të kërkuar, i dënuar me 25 vite burg për trafik klandestinësh.
Burime zyrtare nga policia e Shkodrës thanë se në kuadër të operacionit të koduar “Fillim Shkurti”, strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, bënë të mundur kapjen e personit të shumëkërkuar, Zef Marku.
Sipas të njëjtit burim, 52 vjeçari Zef Marku, banues në qytetin e Shkodrës, është dënuar me 25 vjet heqje lirie për veprën penale të “trafikim i qenieve njerëzore”.
Policia bën të ditur gjithashtu se dënimi për këtë shtetas është dhënë lidhur me ngjarjen e datës 9 janar 2004, të ndodhur në Vlorë, ku në tentativë për t’u larguar në Itali me anën e një gomoneje, gjetën vdekjen 19 shtetas, ndërkohë që të 8 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
- Vranë rojen e pikës gurore në Shkodër, pranga dy personave
- Shkodër, policia zbardh vrasjen e rojës së gurores, dy në pranga
- Shkodër, 5 adoleshentë në pranga, shantazh biznesmenit për 80 mijë euro
- Gjenden 100 rrënjë kanabis në fshat, pranga kryeplakut në Shkodër
- Vodhi 250 mijë lekë në kazino, pranga 17 vjeçarit në Shkodër
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi