Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Perpjekje per marrjen e masave paraprake per fatkeqesite natyrore Empty Perpjekje per marrjen e masave paraprake per fatkeqesite natyrore

Fri 23 Mar 2012 - 19:16
Perpjekje per marrjen e masave paraprake per fatkeqesite natyrore Katastrofa-natyroeNje organizate zhvillimi thote se ne shekullin e 21 ka patur nje shtim te fatkeqesive natyrore dhe ben thirrje per nje trajtim te ri te perpjekjeve te ndihmave, ndersa qendrat urbane te botes vazhdojne te zmadhohen. Njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes Joe De Capua:

Organizata CHF International thote se ekzistojne “dy prirje te ndryshme, por qe gershetohen”.Nje prej tyre eshte urbanizmi. Ne vitin 2008, per here te pare, popullsia ne zonat urbane ia kaloi asaj ne zonat rurale. Prirja e dyte sipas CHF International eshte shtimi i numrit te fatkeqesive dhe rritja e numrit te njerezve qe preken prej tyre. Tek ky grup citohen cunamet e koheve te fundit ne Japoni, vershimet ne Bangkok, dhe termeti i Kishes se Krishtit ne Zelanden e Re.

Courtney Brown eshte drejtor i ndihmave humanitare ne organizaten CHF International. Ai eshte njekohesisht autor i studimit “Fatkeqesite Urbane ne Shekullin 21”.

“Numri i popullsise ne bote do te rritet dhe do te kete nje perqendrim me te madh te saj ne zonat urbane. Po ashtu do te ndodhin me shume fatkeqesi. Qe nga viti 1970 kemi patur nje rritje prej thuajse 400 per qind te numrit te fatkeqesive qe njoftohen cdo vit. Nje pjese e tyre mesohen ne saje te permiresimit te mbikqyrjes dhe te raportimit te tyre. Por nje rol te madh ne kete informacion luan edhe fakti se tani po ndodhin me shume fatkeqesi. Ndryshimet klimatike luajne rol ne kete aspekt.”

Z.Brown thote se ritmi i urbanizimit ne bote po shtohet, por ne disa rajone po ndodh me shpejt se ne disa rajone te tjera.
“Ne vendet ne zhvillim te Afrikes dhe Azise ky fenomen po ndodh me shpejt se ne disa vende te tjera. Por ndersa Afrika nuk ka patur kohet e fundit ndonje fatkeqesi te madhe urbane, edhe atje mund te ndodhin fatktkeqesi te kesaj antyre. Pra ato qe po themi tani per kete ceshtje, kane lidhje edhe me edhe kontinentin afrikan".
Ai thote se gjate 20 vjeteve te fundit ka patur tre fatkeqesi natyrore, per te cilat punonjesit humanitare thone se duhet te kishte patur me teper parapergatitje.

“E para ishte termeti i fuqishem ne Port –au-Prince te Haitit: te gjithe skenaret e mundshem tregonin se do te ishte teper i rende. E dyta, eshte termeti i madh ne Tokio, Japoni dhe i treti, ne Katmandu.”
Ne qendren me te madhe urbane te Nepalit ka rreth nje milion njerez. Zoti Brown thote se ekspertet besojne se Katmanduja eshte 70 vjet e vonuar ne masat qe duhen marre ne rastin e nje termeti tjeter. Ai thote se shume plane per fatkeqesite dhe operacionet bazohen tek supozimet qe lidhen me zonat rurale.

“Keto supozime jane : nje familje jeton ne nje shtepi ne nje toke, te cilen ose e ka ne pronesi, ose mund ta punoje. Supozimi eshte se familjet e zonave rurale do te prodhojne po aq sa blejne, ne se jo me teper. Keto supozime nuk qendrojne gjithmone edhe per mjediset urbane.”
Pas termetit te vitit 2010 ne Haiti, CHF International mori nje grant nga USAID, me synimin per te provuar dicka te ndryshme ne perpjekjet e ndihmave per fatkeqesite. Ky quhte projekti Katye, i cili u fokusua tek lagja Ravine Pintade e Port-au-Princit, ku vleresohet se dy te tretat e 1 mije familjeve qe banonin atje mbeten pa shtepi.

Z. Brown thote se ideja e ketij projeki ishte qe jo vetem te ndertohej lagja pas termetit, por per ta bere ate me te mire dhe me te sigurte se sa ishte me pare. Rruget u zgjeruan, banesat dy kateshe u ndertuan. Ndertimi i banesave me me shume kate beri qe lagjet te mos ishin aq te ngjeshura me ndertime.

Ky model coi ne ide te tjera per pakesimin e pasojave te fatkeqesive te tjera. Kjo perfshin kode me te forta ndertimi, jo ne zona qe preken nga vershimet,ndertimi i mureve mbrojtese dhe jo ndertime neper brigje. Kjo metode quhet DRR, qe do te thote pakesim i rrezikut nga fatkeqesite. Brown thote se eshte koha per zbatimin e ketyre ideve. Studimi i organizates CHF International arrin ne perfundimin se fatkeqesite jane te paevitueshme dhe pergjigja ndaj tyre eshte dicka e frikshme. Por ne te thuhet po ashtu se investimi ne pakesimin e rrezikut te fatkqesive mund te zbuse ndikimin e tyre, kur ato ndodhin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi