Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A u valevit vertet flamuri ne Hene ? Empty A u valevit vertet flamuri ne Hene ?

Fri 23 Mar 2012 - 22:03
A u valevit vertet flamuri ne Hene ? Hena-flamuriMe 20 korrik, 1969- Astronautet Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, nisur ne bordin e Apollo 11 nga Kennedy Space Center ne Cape Canaveral kater dite me pare, zbarkoi ne Hene ne bordin e modulit te Eagle, njerezit e pare te historise qe shkelen ne token e satelitit tone romantik, dhe ngulen nje flamur amerikan per te valevitur para syve te miliona shikuesve enderrimtare ne mbare boten dhe ne menyre te vecante, per t'ja perplasur ne fytyre sovjetikeve.

Ose ndoshta jo. Te pakten sipas teorive pafund te konsipiracionit qe qarkullojne prej vitesh dhe me pas per t'u perhapur ne web, e gjithe ngjarja nuk ka ndodhur kurre me te vertete, por eshte pergatitur brenda nje studio per te sfiduar propaganden hapsinore te armikut rus qe tashme ne vitin 1961, pra tete vjet me pare, ishte ne gjendje te dergonte ne orbite per here te pare nje nga njerezit e tij, te famshmin Yuri Gagarin.

Dhe pikerisht kjo foto, e shkrepur nga Neil Armstrong kolegut Buzz Aldrin perballe flamurit me yje dhe viza, eshte nje nga "provat" qe mbeshtetesit e shumte te genjeshtres kolosale, sjellin per te mbrojtur teorite e tyre.

Themeli i skandalit ne kete foto eshte pikerisht valezimi i flamurit amerikan. Ne fakt, si mundet te valevitet nje flamur ne mungese te atmosferes dhe eres, ashtu sic duhet te jete ne Hene? Pyetja pa dyshim eshte shokuese!

Eshte e mundur qe kjo qe na paraqitet te jete nje nga mashtrimet kolosale kunder njerezimit, e ndertuar me mjete hollivudiane, mund te bjere ne nje gabim kaq te rende, vetem per kenaqesine per te pare duke u valevitur ne qiell yjet dhe vizat me te famshme ne bote?
Ne fakt, sic mund te shihni duke zgjeruar fotografine, bordi i siperm i flamurit mbahet nga nje shkop i vogel teleskopik, ne menyre qe flamuri vete mund te duket i tendosur dhe i valezuar, pavaresisht mungeses se eres.

Ky zbulim i vogel eshte ndjekur sepse NASA kuptoi qe nje flamur i leshuar dhe i pa levizeshem nuk do kishte pasur efektin skenik te duhur per ngjarjen dhe keshtu u detyrua te perdore nje mashtrim te pafajshem per te anashkaluar ajrin e palevizeshem te Henes. Sepse nese ka dicka qe amerikaneve nuk u mungon, padyshim eshte ndjenja e spektaklit.

Ajo qe lidhet me kete foto megjithate eshte vetem nje nga kundershtimet qe ithtaret e teorive konspirative dyshojne ne vertetesine e uljes mbi Hene. Disa prej tyre lehtesisht te manipiluara, jane ato ne lidhje me mungesen e yjeve ne foto (thjesht efekti i nevojes per te ekspozuar korrekt token henore dhe pamjet njerezore, natyrisht duke vene ne dukje driten e zbehte te yjeve te larget) ose fakti qe jane te gjitha te qarta dhe te inkuadruara mire (kur ne realitet pjesa me e e madhe e shkrepjeve kane levizur ose jane realizuar keq, por jane bere ne sasi te tilla qe lejojne nje perzgjedhje te arsyeshme te fotografive te mira).(E.A/infoalbania)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi