Pranverë në Durrës
Sat 24 Mar 2012 - 3:31
Pranvera ka mbërritur plot diell dhe ngrohtësi në bregdet. Duke shfrytëzuar dhe ditën e pushimit, shumë qytetarë nga Durrësi dhe Tirana i janë drejtuar plazhit të për të shijuar rrezet e diellit dhe qetësinë e sezonit. Frekuentues të bregdetit kanë qenë jo vetëm durrsakë dhe kryeqytetas, por edhe persona të tjerë të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia për të kaluar disa ditë buzë Adriatikut, pas dimrit të gjatë e të acartë të këtij viti.Temperaturat relativisht të larta për një ditë pranvere kanë nxitur drejt detit mjaft persona, të tjerët kanë shijuar shëtitjet, një vrap të lehtë dhe lojërat me top në rërë. Gjithkush është argëtuar në mënyrën e tij. Këto ditë janë tepër të favorshme edhe për peshkatarët, duke ofruar prodhime të freskëta deti për restorantet e shumta gjatë gjithë vijës bregdetare.
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Pranverë në Durrës
Sat 24 Mar 2012 - 13:10
Lum si Adriatiku qe ka Durres...
- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Re: Pranverë në Durrës
Sat 24 Mar 2012 - 13:51
vallahi ste behet me punuar sot por me ndenjur buze detit
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi