- gjinkallaAnetari ri
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 12
Vendndodhja : Mitrovice
Anetaresuar : 18/04/2012
Pse forcohen sukseset e magjisë në pranverë?
Thu 3 May 2012 - 19:33
Magjitë ekzistojnë qysh me fillimin e vetëdijesimit të njeriut.
Revolucioni social i njerëzimit, megjithatë, ka perfeksionuar shumë metoda që e përbëjnë edhe suksesin, por edhe dështimin e njeriut dhe në këtë metodologji bën pjesë edhe teknologjia, por edhe magjia. Me vetë faktin se njeriu i nënshtrohet besimit dhe Zotit, ai i nënshtrohet edhe fuqisë së magjisë.
Në botë ka shumë më pak ose shumëfish më pak ateistë sesa besimtarë, sepse besimi është reduktori i të keqes njerëzore. Kur i frikësoheni Zotit dhe jetës së pas vdekjes njeriu e ndalon veten me gabime, apo gabimet janë shumë më të vogla sesa që mund të jenë realisht.
Këtë hyrje e bëra për të pasur një parapërgatitje për magjitë në stinën e pranverës. Me fillimin e pranverës si stina më e bukur, ringjallet toka. Tokës i kthehet shpirti dhe këtë rikthim të shpirtit e krijon energjia.
Kjo energji vjen nga lartë.
Me rikthimin e shpirtit rikthehet forca jetësore dhe lufta për ekzistencë ka antagonizmat të cilët e përbëjnë luftën dhe jetën. Gjelbërimi është ai që e ringjallë tokën pas dimrit, ku llogaritet se zgjohet shpirti. Por, ai shpirt zgjohet përmes një magjie, apo tërë
riciklimi jetësor është një lloj magjie. Llogariteni ringjalljen e gjarpërinjve që qëndrojnë për disa muaj të mbështjellë nëpër gurë. Me rrezet e para të diellit ata ringjallen dhe fillojnë zvarritjen. Llogariteni ringjalljen e merimangave dhe të shumë insekteve të tjera që me energjinë e parë diellore
fillojnë lëvizjen. Është një lloj magjie, e cila i ringjallë dhe i rikthen në jetë. Po kjo energji, për shembull, bën punë me ujët e varreve, me të cilët bëhen shumë lloje magjish, duke u përdorur për shume trajtime në botën e magjive.
Magjitë njihen përmes botës së përjetuar të njeriut dhe janë produkt i jetës praktike. Janë miliona njerëz që me sytë e tyre shohin keqësimin e familjarit dhe të vetvetes nga magjitë dhe njerëz të cilëve mjeku profesionist u thotë se nuk janë për mjek, sepse në rezultatet analitike të laboratorit dhe pamjes çdo është në rregull.
Konkretisht, me fillimin e rënies së energjisë diellore në tokë, që ne e quajmë behar, nis ringjallja e çdo gjëje dhe këtu nis edhe magjia dhe masat kundër saj. Por, magji nuk është vetëm keqbërja direkte.
Magji është edhe kur del në natyrë dhe fillojnë ritualet shpirtërore me të cilat njeriu ndjen se po lëndohet shpirti për diçka që nuk mund ta shpjegojë. Megjithatë, çdo gjë fillohen në muajin mars dhe zgjat deri kah fundi i majit.
Burimi:Kosovarja
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi