- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
MPB-së i pengon valëvitja e flamurit kombëtar shqiptar
Sat 24 Mar 2012 - 19:18
MPB-së i pengon paraqitja publike e flamurit shqiptar në evenimentet sportive. E sheh si shkelje dhe provokim atë që në ndeshjen e mbrëmshme të basketbollit mes Lirisë dhe Kumanovës, tifozët shqiptarë paskan futur në sallë flamurin shqiptarë dhe të njëjtin e kanë valëvitur nëpër tribuna. Në buletinin ditor të MPB-së mes tjerash thuhet se, ‘nga tifozët e Lirisë nga rebelët është futur dhe shfaqur më shumë herë në sallë flamuri i Republikës së Shqipërisë’. Alsat M pyet në bazë të cilin nen dhe rregullore ndalohet shfaqja e flamurit kombëtarë në ndeshje sportive dhe me cilin ligj mund dikush të ndëshkohet nëse e bën të njëjtën gjë.
Ndryshe pikërisht tifozët e Kumanovës ishin ata të cilët dje në sallën ‘Boris Trajkoski’ filluan të fyejnë në baza etnike me sloganet e njohura: “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Maqedonia e pastër”, “Le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar se emri Maqedoni, nuk do të vdesë” e kështu me radhë.
Se kumanovarët kishin ardhur aty me qëllim të provokimit të incidenteve, flet edhe fakti se MPB ka vënë në pranga dy persona. Tek njëri nga tifozët ka gjetur thikë ndërsa i dyti ka ofenduar policët. Kundër këtyre dy personave janë ngritur padi përkatëse në përputhje me ligjin për pengimin e dhunës dhe sjelljes së pahijshme në terrenet sportive dhe ligjit për kundërvajtje të RM-së. E njëta do të behet edhe me organizatorin e ndeshjes.
“MPB do të ndërmarrë masa jo vetëm në këtë rast por edhe në çdo incident tjetër ku bëhet thirrje për urrejtje racore, fetare, kombëtare si dhe thirrje për dhunë. Personalisht nuk kisha mundësi ta shoh ndeshjen dhe nuk mund ta komentoj në detaje, por jam e sigurt se kolegët e Sektorit të Punëve të Brendshme do t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme. Edhe njëherë ta vërtetojmë porosinë që e dërguan me padi që ngritëm për 73 persona për incidentet e fundit. Dhuna apo çfarëdoqoftë fjalori i urrejtjes, nuk mundet dhe nuk guxon të tolerohet”, deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e punëve të brendshme.
Liria sonte luan ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë në basketboll kundër skuadrës nga Kavadari, Feni Industri, në ora 20.30. A do ta pengojë policja futjen e tifozëve shqiptar me flamur kombëtare në sallën sportive ‘Boris Trajkovski’ mbetet të shihet. Alsat-M

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi