- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Incidenti me flamurin, Avramopulos kërkon ndjesë
Thu 4 Oct 2012 - 10:41
Ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopulos i kërkon ndjesë homologut shqiptar Edmond Panariti për incidentin e shkaktuar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Athinë me vendosjen e gabuar të flamurit kuqezi.
Në një telefonarë zhvilluar mes diplomatëve, Avramopulos i kërkoi ndjesë për incidentin protokollar, duke shprehur keqardhjen për ngjarjen, që ai e cilësoi të pakëndshme.
"Kjo ngjarje nuk mund të erresojë dhe ndikojë sapo pak rezultatet e suksesshme të vizitës suaj në Greqi", mësohet të jetë shprehur Avramopulos.
Flamuri kokëposhtë, një gabim
Nderkohe gjate mbremjes se kaluar pati edhe nje reagim jozyrtar nga Ministria e Jashtme greke. Të pyetur prej Top Channel, eksponentë të lartë të kësaj ministrie, shprehen habinë e tyre për këtë ngjarje.
Burimet thanë se u informuan prej medias lidhur me incidentin dhe se e konsiderojnë atë një ngjarje aksidentale, e cila nuk ka asnjë lidhje me klimën tepër pozitive në të cilën u zhvillua kjo vizitë.
"Zoti Panariti zhvilloi në Athinë një ndër vizitat më produktive dhe miqësore të këtij niveli gjatë viteve të fundit. Në këtë vizitë u shpreh qartë vullneti i dy palëve për forcim i mëtejshëm i marrëdhënieve dhe zgjidhja në një kohë të shpejtë dhe të drejtë e gjithë problemeve që krijohen herë pas here. Pikërisht, këto marrëdhënie duan një klimë besimi dhe pozitiviteti, ndaj nuk duhet të lejohen ekstremistët kudo ndodhen ata, që një ngjarje aksidentale, ta kthejnë në problem madhor dhe të hedhin baltë mbi vullnetin e mirë të palëve për të forcuar maksimalisht marrëdhëniet.
- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Panariti në Greqi, shqiponja e flamurit shqiptar kokëpërmbys
Thu 4 Oct 2012 - 11:50
Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti takoi sot në mesditë në Athinë, ministrin e Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos. Në konferencën e shtypit me homologun grek, Panariti tha se ka diskutuar disa cështje me rëndësi për të dyja shtetet. Ajo që ra në sy, ka qenë flamuri shqiptar kuqezi. Nga krahu i Avramopulos, flamuri shqiptar duket në rregull, po kështu dhe në krahun e Panaritit. Por sapo Ministri i Jashtëm shqiptar zhvendos kurrizin, zbulohet imazhi se dicka nuk qëndron me flamurin shqiptar. Është varur me kokëposhtë. Nuk dihet ende nëse kjo është bërë me qëllim apo është thjesht një gabim teknik nga protokolli grek. (d.b/BalkanWeb) |
- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Re: Incidenti me flamurin, Avramopulos kërkon ndjesë
Thu 4 Oct 2012 - 13:02
"Panariti në Greqi, shqiponja e flamurit shqiptar kokëpërmbys "
me
"Incidenti me flamurin, Avramopulos kërkon ndjesë " u bashkun
me
"Incidenti me flamurin, Avramopulos kërkon ndjesë " u bashkun
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi