Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kim Kardashian i kërkon ndjese familjes për shkurorëzimin Empty Kim Kardashian i kërkon ndjese familjes për shkurorëzimin

Tue 8 Nov 2011 - 0:58
Kim Kardashian i kërkon ndjese familjes për shkurorëzimin Kim-kardashian-long-hairstyles-2011-2-208x300Pas letrës drejt fansave, vjen edhe “e-mail”-i i shkruar dhe i dërguar në adresë të familjes. Kim Kardashian ka përfunduar në mes të polemikave, pas shkurorëzimit të shpejtë me Kris Humphries, transmeton Ikub.

Kështu, pasi mblodhi rreth 12 milionë dollarë nga martesa tepër e fotografuar dhe e përfolur, amerikania me origjinë armene i dha lamtumirën tashmë ish-burrit, duke nervozuar jo vetëm fansat, por edhe familjarët, aq sa është dashur t’u dërgojë një ndjesë edhe atyre, diçka e bërë publike vetëm tani nga TMZ. “Preferoj ta merrni vesh nga unë – ka shkruar ajo ne ‘e-mail’ – sesa nga dikush tjetër, apo nga lajmet. E di që duket një çmenduri, por i kalova muajt e fundit duke luftuar për martesën time. Ndiej siklet të madh për faktin që mora secilin prej jush në këtë udhëtim bashkë me mua dhe për zhvillimin e një martese gjigante. Por më duhet të jem e lumtur, për këtë arsye duhet të largohem nga kjo marrëdhënie. Kris është një djalë fantastik, por vijmë nga dy botë të ndryshme. E nuk besoj se është më njeriu, që takova në fillim…”. Fjalë të qarta dhe disi paradoksale të dala nga goja e Kardashian, e cila për 72 ditë kaloi nga buzëqeshja e “PO”-së para altarit, tek dëshpërimi i periudhës së fundit. Duket se vetëm diçka nuk ka ndryshuar: aftësia e saj gjenetike për të “prodhuar” gjithmonë lajm.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi