Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Avramopulos anulon vizitën për shkak të deklaratës së Berishës mbi Prevezën Empty Avramopulos anulon vizitën për shkak të deklaratës së Berishës mbi Prevezën

Wed 28 Nov 2012 - 18:04
Avramopulos anulon vizitën për shkak të deklaratës së Berishës mbi Prevezën Avramopulos
Avramopulos anulon vizitën për shkak të deklaratës së Berishës mbi Prevezën Map
Ministri i Jashtëm i i Greqisë, Avramopulos ka anuluar vizitën e parashikuar në Tiranë. Anulimi duket se ka ardhur në momentin e fundit dhe shkak është bërë deklarata e Berishës për bashkim kombëtar.
Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme greke bëhet e ditur se qeveria greke me këtë vendim “shpreh pakënaqësinë ndaj deklaratave të kryeministri shqiptar me rastin e festimit të sotëm të përvjetorit të njëqindtë të pavarësisë së Shqipërisë”.
“Deklarata të tilla nuk kontribuojnë në krijimin e një klime miqësie, besimi dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, mes dy vendeve, si dhe për zhvillimin e nismave të përbashkëta në fusha me interes të përbashkët, si në sektorin politik, ekonomik dhe energjetik”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.
Zëdhënësja e kryeministrit të Shqipërisë, e pyetur mbi deklaratën e bërë nga Berisha dje në Vlorë, në të cilën u citua Preveza, thekson se deklarata e kryeministrit i referohet kontekstit historik të 100 viteve më parë dhe nuk shpreh asnjë pretendim territorial ndaj fqinjëve tanë te Jugut, Veriut apo Lindjes.
Në fjalën e shkurtë drejtuar qytetarëve të pranishëm në Vlorë, Berisha lexoi atë që kishte shkruar në pergamenë: Vlorës, qytetarëve të saj, Ismail Qemal Vlorës e burrave të tjerë të kombit, që shpallën në këtë qytet të përjetshëm, në 28 nëntor të viti 1912, pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e Shqipërisë etnike, Shqipërisë së të gjitha trojeve shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë. Nder përjetë babait të pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemal Vlorës, burrave që firmosën aktin e pavarësisë, qytetarëve të Vlorës e të mbarë Shqipërisë! Gëzuar 100 vjetorin!"
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Avramopulos anulon vizitën për shkak të deklaratës së Berishës mbi Prevezën Empty Re: Avramopulos anulon vizitën për shkak të deklaratës së Berishës mbi Prevezën

Wed 28 Nov 2012 - 19:18
OO kurr do pushoni te grryceni e hani kokat si njera e tjetra pale e te shikoni ne permiresimin e marredhenieve te dy paleve... :ndihem keq :
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Avramopulos anulon vizitën për shkak të deklaratës së Berishës mbi Prevezën Empty Re: Avramopulos anulon vizitën për shkak të deklaratës së Berishës mbi Prevezën

Thu 29 Nov 2012 - 13:02
Saliu edhe qe e tha, vetem e vetem per votimet e 2013-es...

Po nje njeri qe s'ka qendrim ne fjalet e tij, nuk vlen...
Sponsored content

Avramopulos anulon vizitën për shkak të deklaratës së Berishës mbi Prevezën Empty Re: Avramopulos anulon vizitën për shkak të deklaratës së Berishës mbi Prevezën

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi