Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

MPB e Kosovës: Kalimi bëhet vetëm me letërnjoftim Empty MPB e Kosovës: Kalimi bëhet vetëm me letërnjoftim

Sat 24 Mar 2012 - 21:16
Ministria e Punëve të Brendshme reagon ndaj shkrimit të gazetës së përditshme, “Zëri” me titull: “Lugina me pasaporta në Kosovë”, të botuar sot, më 23 mars 2012.
Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të njoftojë opinionin publik se të dhënat që ka publikuar gazetarja Lumturie Blakaj dhe gazeta në fjalë se kinse qytetarët e Luginës së Preshevës obligohen të udhëtojnë për në Kosovë vetëm me pasaporta, nuk qëndrojnë.
MPB të Kosovës i njofton të gjithë qytetarët se në Pikën e Kalimit Kufitare, Dheu i Bardhë, është duke u zbatuar marrëveshja për lirinë e lëvizjes “Kalimi me letërnjoftim”, e arritur me datë 26 dhjetor 2011 dhe kalimi bëhet vetëm me letërnjoftim.
Kjo marrëveshje nuk është duke u zbatuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Muqibabë, pasi që autoritetet serbe kanë kërkuar që zbatimi i marrëveshjes në këtë pikë të zbatohet më vonë.
Përkundër kësaj, nga ana e palës kosovare nuk ka asnjë problem të kalohet kufiri me letërnjoftim, por nuk mundet të kalohet nga ana e palës serbe. Qytetarët e Luginës së Preshevës, sikur deri më tani mund të hyjnë në Republikën e Kosovës vetëm me letërnjoftime, pa pasaporta, thuhet në reagimin e MPB të Republikës së Kosovës.
Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ende po vazhdon të kërkojë pasaportat për qytetarët e Luginës së Preshevës, duka ia vulosur pasaportën me vulë "Republika e Kosovës", duke deklaruar se kjo vulë "vlen për afat 3 mujor".
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi