Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Akademia Diplomatike e Kosovës bëhet me seli në Prizren Empty Akademia Diplomatike e Kosovës bëhet me seli në Prizren

Fri 24 May 2013 - 17:51
Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që t’i jap Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, një objekt me vlera historike në qytetin e Prizrenit.Objekti i cili ndodhet në qendër të Prizrenit, i njohur si Shtëpia e Shuaip Pashë Spahiut, do të jetë selia e Akademisë Diplomatike të Kosovës.
POSTUAR 16:34 / 24.05.2013
Vendimi është marrë unanimisht në Kuvendin Komunal të Prizrenit, i paraprirë edhe nga një vendim i Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Prizreni, që objekti në fjalë t’i jepet në pronësi të përhershme Akademisë Diplomatike.

Objekti në fjalë përmban vlera të veçanta arkitekturore dhe historike, ndërsa pronari i parë i saj, Shuaip Pashë Spahiu, ka qenë një ndër personalitetet e shquara që ka marrë pjesë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, duke shërbyer edhe si ministër i Financave në Qeverisë e Lidhjes së Prizrenit.

Vendimi në fjalë është hap shumë i rëndësishëm në konsolidimin e gjithanshëm të Akademisë Diplomatike të Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të aktivitetit të tij, që nga themelimi i ka dhënë mbështetje të fuqishme Akademisë Diplomatike për konsolidimin dhe funksionalizmin e plotë të saj.

Në këtë kontekst, Hoxhaj e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm vendimin e Komunës së Prizrenit për dhënien e këtij objekti për Akademisë Diplomatike, duke shprehur mbështetjen e tij për punën e mëtutjeshme të Akademisë.

“Është vizion i Qeverisë së Republikës së Kosovës që Prizreni të jetë një qendër e rëndësishme e institucioneve shtetërore të Kosovës, dhe pas themelimit të Universitetit të Prizrenit, Akademia Diplomatike është institucioni i dytë i rëndësisë së veçantë që vendoset në qytetin e Prizrenit”, ka thënë Hoxhaj, me këtë rast.

Drejtori i Akademisë Diplomatike, ambasadori Albert Prenkaj, duke falënderuar Komunën e Prizrenit për këtë vendim, e ka quajtur historik për Akademinë Diplomatike të Kosovës.

“Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e Akademisë Diplomatike, ky vendim përbën një kontribut shumë të madh për funksionalizimin e këtij institucioni shumë të rëndësishëm për diplomacinë e Kosovës”, ka thënë Prenkaj.
(RTK)
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Akademia Diplomatike e Kosovës bëhet me seli në Prizren Empty Re: Akademia Diplomatike e Kosovës bëhet me seli në Prizren

Sun 26 May 2013 - 1:42
Urime... Akademia Diplomatike e Kosovës bëhet me seli në Prizren 899987
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi