Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kosova me akademi diplomatike Empty Kosova me akademi diplomatike

Mon 12 Mar 2012 - 16:32
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar dy projektligje: Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ndërtim dhe Projektligjin për për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

Projektligji i ri për Ndërtimin lehtëson procedurat e marrjes së lejes së ndërtimit dhe do të jetë një bazë e reformimit të përgjithshëm të akteve juridike për ndërtimin në Kosovë.

Ndërsa, Projektligji për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, rregullon përfaqësimin ndërkombëtarë në ndërmarrjet publike dhe çështjet e pronësisë së ndërmarrjeve publike në Republikën e Kosovës.

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se miratimi i këtyre ligjeve është në përputhje me agjendën e Qeverisë së Kosovës për të përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga Dokumenti i Presidentit Ahtisari dhe për të përmbyllur procesin e pavarësisë së mbikëqyrur.

Në mbledhje është aprovuar edhe vendimi për themelimin e Akademisë Diplomatike të Kosovës, e cila parashihet me Ligjin për Shërbimin Diplomatik dhe Konsullor të Kosovës.

Akademia Diplomatike e Kosovës do të jetë institucion që do të shërbej brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe do të planifikojë dhe implementojë nevojat për trajnimin e stafit diplomatik të Kosovës, do të bëjë studime diplomatike për nevojat e Ministrisë së Jashtme, do të organizojë konferenca dhe seminare për diplomacinë si dhe do të hartojë dokumente të nevojshme për Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Qeveria ka vlerësuar se themelimi i kësaj akademie do t’i jap mbështetje të fuqishme Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe diplomacisë kosovare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi