Përdorimi i celularit mund të dëmtojë fetusin
Sun 25 Mar 2012 - 21:46
Celulari mund të dëmtojë fëmijën në barkun e nënës.Një studim i Universitetit të Yale ka dalë në përfundimin se ekspozimi i fetusit ndaj rrezeve të telefonit celular mund të ndikojë në zhvillimin dhe funksionet neurologjike të tij.Testet janë kryer mbi minjtë dhe rezultatet përfundimtare janë publikuar në revistën shkencore Scientific Reports.Studiuesit paralajmërojnë se për të vërtetuar përfundimisht të njëjtat efekte edhe mbi njerëzit janë të nevojshme analiza të mëtejshme, por ndërkohë këshillojnë përdorimin e kufjeve si një alternativë më pak e dëmshme. / Gazmira Ndoja
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi