Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Si ‘shikojmë’ me sytë mbyllur kur ëndërrojmë? Empty Si ‘shikojmë’ me sytë mbyllur kur ëndërrojmë?

Sun 25 Mar 2012 - 23:20
Si ‘shikojmë’ me sytë mbyllur kur ëndërrojmë? Gjumi-dhe-endrrat-kuriozitete-enigma-com-300x225Shikimi varet nga drita qe hyn ne sy dhe stimulon retinen, dicka qe nuk ndodh kur ne fleme me syte mbyllur ne eresire.

Megjithate studime qe krahasojne imazhin e endrrave te gjalla me vizionin e drites, tregojne modele te ngjashme me aktivitetin ne korteksin vizual, zona me e madhe e trurit e dedikuar vizionit.

Kjo eshte arsyeja pse disa studiues besojne se vizionet ne enderr vijne nga qendra vizuale ne tru. Ne mesin e viteve 1970 studiuesi i endrrave, J. Allan Hobson dhe koleget e tij ne Shkollen Mjekesore te Harvard-it, propozoi se truri spontanisht prodhon impulse elektrike duke enderruar. Keto sinjale te njohura si valet PGO, e kane origjinen ne korteksin vizual dhe ne dy pjese te tjera te trurit.

Valet PGO jane me aktive gjate levizjeve te shpeshta te syrit ne gjume (REM), pjese e gjumit ku ndodhin endrrat me shpesh. Aktiviteti spontan nga valet PGO mund te filloje nga zona vizuale e trurit por krijon nje zinxhir aktiviteti qe ngacmon pjeset e trurit ku informacioni ruhet. Njerezit ne fakt nuk shohin ne endrrat e tyre.

Por jo te gjithe studiuesit jane dakort se imazhet e endrrave vijne nga zonat vizuale. Disa hulumtues endrrash kane propozuar rrugen e kundert, duke sugjeruar se endrrat e kane origjinen nga rajone te trurit ne te cilat ruhet memorja dhe pastaj lidhen me zonat vizuale te trurit. Kjo teori mund te shpjegoje pse imazhet ne endrrat tona jane po aq te detajuara sa kujtimet tona.

Pershembull, le te themi se ju jeni duke menduar per gjyshen tuaj. Memorja juaj per te, ndoshta nuk do ta perfshije nje nishan qe ajo ka ne faqen e saj te djathte, gje qe mund te vihet re fare qarte nese qendroni ulur prane saj. Mungesa e detajit eshte karakteristike per kujtesen, cka ndodh edhe ne vizionet e endrres.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi