Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ku të gjej një kosh të vogël ? Empty Ku të gjej një kosh të vogël ?

Mon 26 Mar 2012 - 3:59
Albina HoxhaPërpos kulturës së munguar për të hedhur mbeturinat në koshin e plehrave, duket se edhe mungesa e tyre na e stimulon më shumë këtë “huq”.Ne kemi bërë një vëzhgim në lidhje me koshat e mbeturinave nëpër kryeqytet, nga i cili kemi venë re një mungesë të theksuar të tyre, madje dhe në rrugë kryesore dhe tepër të frekuentuara. Nëse ndjek itinerarin nga Liceu Artistik për në Bllok duke ndjekur rrugën që kalon ngjitur godinës së Kryeministrisë dhe më pas Kuvendit dhe je duke ngrënë një çokollatë, nëse nuk e hedh në tokë, ambalazhin duhet ta mbash në dorë deri në fund të rrugëtimit, pasi nuk ka asnjë kosh ku ta hedhesh. Kjo situatë ka më tepër se dy vjet në këtë rrugë. Por kjo nuk është e vetmja.

Edhe në rrugët ku ka shkolla dhe koshat janë të domosdoshëm, nuk ka të tillë. Nga shkolla “1 Maji” dhe deri tek fusha “Ali Demi” nuk ka asnjë kosh. Përballë shkollës janë vetëm koshat e mëdhenj. E njëjta situatë është edhe pranë shkollës “Ali Demi”. Kjo rrugë është shumë e populluar, kryesisht me nxënës, të cilët pasi konsumojnë çokollata, çamçakëz, apo produkte të tjera, detyrohen t’i hedhin në rrugë mbeturinat ose t’i mbajnë në çantë, kjo e fundit rrallë herë ndodh.

Koshat e vegjël i hasim shumë rrallë në rrugët e kryeqytetit. Ndërsa ata pak më të mëdhenjtë, të shumtët janë jashtë funksionit, por edhe janë shumë larg njëri-tjetrit.

Vihet re se ka rrugë që nuk kanë fare kosha, ose janë të dendur vetëm në një pjesë të saj. Në fillim të rrugës “Ismail Qemali” pranë Liceut, është një kosh i prishur, më pas deri tek Kryesia e Kuvendit nuk ka kosha fare, as të vegjël e as të mesëm. Ndërsa në bllok ka disa kosha të cilët janë të prishur dhe mbeturinat janë hedhur rreth koshit dhe jo në kosh! Koshat ose janë të rrëzuar nga njëra anë ose u janë hequr disa pjesë! Ndoshta janë marrë për skrap…



Po kultura ku është?!

Pranë rrugës “Myslym Shyri”, më në fund gjejmë një kosh të vogël, i cili është i mbushur dhe herë pas herë qytetarët drejtohen aty për të hedhur mbeturina. Por më pas çuditërisht, afrohet në djalë, dhe më këmbë e bën koshin të rrotullohet dhe derdh të gjitha mbeturinat! Një zonjë e moshuar i drejtohet, po përse i bie, ç’faj të ka koshi?! Duket sikur qytetarët e lën edukatën në shtëpi!



Mendimet e qytetarëve

Altini, 45 vjeç, mësues i lëndëve shoqërore thotë: “Kaloj këtej disa herë në ditë. Dhe kam konstatuar se fëmijët nuk kanë faj që i hedhin mbeturinat në tokë. Një ditë bleva në banane dhe mu desh ta mbaja lëvoren e saj në dore deri në shtëpi, si për ironi, shkela një lëvore tjetër bananeje në rrugë dhe desh u rrëzova! Edhe kosha nuk ka por edhe kultura mungon. Edhe poshtë shkollës “1 Maji” gjatë gjithë rrugës nuk ka kosha fare, janë në krahun tjetër por njërëzit këtej kalojnë më shumë!”

Hyra, është shtëpiake, çdo ditë vjen për të marrë fëmijët në shkollën “Ali Demi”, tregon se nuk di çfarë t’i thotë djalit kur ka një letër në dorë dhe ai e pyet ku ta hedh. “I them ma jep mua sepse koshat janë larg”. Ndërsa një grup nxënësish teksa kalojnë në rrugën “Ismail Qemali” mbeturinat i hedhin në rrugë dhe nuk iu bën fare përshtypje ky fakt.



Fshesa, shoqja ime!

Pastrueset në rrugët e Tiranës duket se në rrugë dalin jo për të pastruar por për të bërë një xhiro më fshesën me bisht të gjatë! Edhe rruga që sipas tyre sapo e pastruan është njëlloj si pjesa përpara që nuk e kanë pastruar fare. Fshesën në dorë ndërsa vështrojnë kalimtarët! Qese, letra… një papastërti në rrugën kryesorë pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, teksa pyet pastruesen e cila gjendet aty me fshesë në dorë thotë: “Sa e pastrova e shiko si e bënë!!” Por nëse qëndron pak çaste dhe shikon se si e pastron, duket sikur ka dalë për një xhiro dhe e shoqëron fshesa!



“O plehra mos hidhni mbeturina”!

Sa më shumë të largohesh nga qendra, aq më shumë shikon rrugët e prishura, koshat e mbeturinave të tejmbushura, zonjat që bëjnë goxha rrugë me qeset në dorë për të arritur te koshat e mbeturinave. Vendodhja e koshave të mëdhenj është e pa menduar mirë, ata janë të vendosur në rrugë, larg banesave të qytetarëve. Kjo situatë është e njëjtë në disa zona të Tiranës. Zonat larg Qytetit Studenti duhet t’i marrin qeset e mbeturinave nga 10-20 minuta për të arritur te koshat, pasi në lagje nuk ka kosha fare. Një situatë e tillë është edhe pranë tregut të madh. Përveçse koshat janë të tejmbushur, janë të vendosur pranë njësisë bashkiake numër 4, më saktë në derë të saj, ndërsa shtëpitë private duhet të ecin 500 metra për të derdhur mbeturinat. Por edhe qytetarët i hedhin mbeturinat vend e pavend. Në një tunel të ndodhur në këtë zonë, qytetarëve në disa raste u duhet të organizohen për të pastruar sepse tuneli bëhet i pakalueshëm nga mbeturinat. Sipër tunelit është edhe një mbishkrim “O plehra mos hidhni mbeturina”.



Ndarja e mbeturinave

Një prej komponentëve të mbrojtjes së mjedisit është riciklimi i materialeve të përdorura nga njerëzit në jetën e tyre të përditshme: letra, materiale plastike, qelqi, alumini e metale të tjera. Në disa vende të botës bëhet edhe ndarja e mbeturinave pasi kompanitë private kanë hapur biznesin e riciklimit. Në vendin tonë në Lezhë është bërë ndarja e mbeturinave, janë vendosur kazanët e mbeturinave për mbetjet e diferencuara, por edhe bashki të tjera kanë projekte të cilat priten të realizohen. Megjithatë problem kyç vazhdon të mbetet kultura e qytetarëve të cilët kujdesen vetëm për shtëpinë e tyre dhe harrojnë që të gjithë bashkë duhet të kujdesen për Shqipërinë, shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi