Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Konflikti me pronarin, 7 gra kërcënojnë të hidhen nga pallati Empty Konflikti me pronarin, 7 gra kërcënojnë të hidhen nga pallati

Mon 26 Mar 2012 - 9:57
Konflikti me pronarin, 7 gra kërcënojnë të hidhen nga pallati 52704TIRANË- Konflikti më pronarin e pallatit ka nxitur disa banorë të seksit femër në zonën e ‘Unazës së Re’ në Tiranë të kërcënojnë se do hidhen nga ndërtesa.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gratë kërcënojnë se do hidhen nga pallati, ndërkohë që forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.

Nga pamjet e NEWS24 shihen rreth 7 gra në tarracën e ndërtesës ende të papërfunduar dhe kërcënojnë se do hidhen. Gratë të cilat komunikojnë me njëra-tjetrën, shohin nga poshtë, ndërkohë që pritet që ato të bëjën të dtura kërkesat e tyre. Gratë duken të qeta, ndërkohë që shohin vazhdimisht nga kati i fundit të ndërtesës ku ndodhen në drejtim të oborrit të ndërtesës.

Sipas informacioneve të policisë, gratë janë bashkëshorte ose nëna të pronarëve të vendit ku është ngritur pallati dhe sipas pronarit të ndërtesës ishte rënë dakort për kompensim, por mosmarrëveshja për apartamentet që do merrnin si kompensim nuk është rënë dakort. Policia ka nisur negociatat me të afërmit e grave për të zbritur, ndërkohë janë lajmëruar dhe forcat RENEA.

BANORI: DUAM HYRJET OSE GRATË DO HIDHEN
Banori i pallatit, nëna e të cilit qëndron bashkë me gratë e tjera thotë për NEWS24 se gratë do vetëflijohen nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje.
“Bëhet fjalë për 24 familje dhe kemi bërë kontratë dhe pronari namik Pelivani thotë nuk ju njof. Gratë kërkojnë zbatimin e kontratës që ka 3 vite që është nënshkruar, por pronari nuk pranon, kemi dashur ta cojmë në gjykatë, por pronari është i korruptuar. Zgjidhja është vetëgjyqësi. Kërkojmë zbatimin e kontratës. Kam nënë time atje lart. Ne nuk e kemi diskutuar vendimin e tyre, ato kanë marrë iniciativë vetë për vetëgjyqësi. ose do hidhen ose të bëhet kontrata”,- tha banori.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi