Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Hidhen themelet e urës së tretë mbi Bosfor Empty Hidhen themelet e urës së tretë mbi Bosfor

Thu 30 May 2013 - 18:04
anë hedhur themelet e urës së tretë që do të ndërtohet mbi Ngushticën e Bosforit, në Stamboll.

Në ceremoninë e hedhjes së themeleve, ku ishte e pranishme e gjithë paria e shtetit, Presidenti Abdullah Gyl deklaroi se emri i urës së re do të jetë Javuz Sulltan Selim.

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Xhemik Çiçek u shpreh se ura e 3-të mbi Bosfor është njëkohësisht edhe një urë shpirtërore.

Ndërsa Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan nënvizoi se gjatë ndërtimit të urës së re dhe Autostradës së Marmarasë Veriore do të mbrohen zonat e pyllëzuara dhe liqenet natyrore e artificiale përreth.

Ceremonia e hedhjes së themeleve të urës së 3-të, që do të zhbllokojë trafikun e ngjeshur të Stambollit, u zhvillua në lagjen Garipçe të nënprefekturës Sarëjer.

Në themelet e urës u vendosën edhe mesazhet e presidentit Gyl, kryeparlamentarit Çiçek dhe kryeministrit Erdoan me rastin e kësaj dite të shënuar.

Ura Javuz Sulltan Selim, që është planifikuar të përurohet më datë 29 maj 2015, do të jetë ura e varur më e gjerë në botë, transmeton trt njoftimin.

Kostoja e kësaj ure, mbi të cilën do të kalojë edhe një linjë hekurudhore, do të jetë 6 miliardë lira turke (rreth 2,5 miliardë euro).

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi