Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Në Skenderaj i vihen themelet gjimnazit “Hamëz Jashari” Empty Në Skenderaj i vihen themelet gjimnazit “Hamëz Jashari”

Fri 5 Jul 2013 - 14:08
Kosova është shtet i ri, shoqëri e hapur për diturinë, shkencën dhe edukimin. Kështu u shpreh kryeministri Hashim Thaçi në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj, njofton me kumtesë Kryeministria.

Thaçi theksoi se pesëmbëdhjetë vjet më parë këtu u sprovua qëndresa më heroike e Kosovës për liri dhe pavarësi, me Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ishin Jasharët legjendarë ata që përfundimisht po flijoheshin në etapën e fillimçlirimit të Kosovës, duke u bërë model unikat në historinë e njerëzimit. Ishte mësuesi veteran, Shaban Jashari, komandanti legjendar, Adem Jashari, intelektuali patriot Hamëz Jashari, burrat dhe gratë, të rinjtë dhe të rejat, fëmijët e shumtë ata që gjakun e tyre e vunë në gurthemelet e lirisë së Kosovës”, theksoi mes tjerash Thaçi në ceremoninë e organizuar me rastin e vënies së gurthemelit të gjimnazit "Hamëz Jashari" në Skënderaj.

Më tej, kryeministri theksoi se ëndrra për lirinë e Kosovës u bë realitet sepse idealet e Jasharëve, ideali i patriotit dhe atdhetarit të shquar Hamëz Jashari ishin ideale të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Vizionin e Kosovës për liri dh pavarësi, vizionin politik dhe ushtarak të UÇK-së e mbështeti tërë bota shqiptare, e mbështeti bota demokratike. Dhe, Kosova përfundimisht u çlirua katërmbëdhjetë vjet më parë, për të filluar një etapë të re, etapën historike atë të ndërtimit të shtetit demokratik, epokën e lirisë, demokracisë, të ndërtimit dhe ngritjes së jetës institucionale dhe shtetërore. Kosova u bë shtet i pavarur dhe sovran, me një synim të qartë - integrimin në institucionet euroatlantike. Në këtë rrugë, ashtu si atë drejt lirisë dhe pavarësisë, Kosovën nuk mund ta ndalë askush. Këtë pikësynim që është ëndrra e të gjithë qytetarëve të Kosovës, është ëndërr e Kosovës së shekullit 21, është ëndrra për të cilën u flijuan gjenerata të tëra”, tha ndër të tjera, Thaçi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi