Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë Empty Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë

Mon 26 Mar 2012 - 11:19
Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë Spacer
Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë Spacer
Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë 52707SHBA- Për dashurinë janë thurur shumë këngë, janë shkruar shumë libra, janë bërë shumë beteja dhe janë kryer shumë krime. Dhe kjo nuk ndodh pa arsye. Dashuria me të vërtetë ndikon në trup, personi ndihet ndryshe. Shkencëtarët kanë gjetur disa nga përgjigjet në sjelljet e caktuara në dashuri. Ekzistojnë materie të caktuara të cilat sekretohen në mënyrë të shtuar gjatë kohës së rënies në dashurisë dhe gjatë dashurisë. Ato materie shpjegojnë disa sjellje tipike të personave të dashuruar dhe të çifteve në lidhjet e gjata.

Dopamina
Dopamina është materie kimike e cila shërben si neurotransmetues, ndërsa në sasi të shtuar prodhohet kur trupi është i kënaqur. Po ashtu dopamina në mënyrë të shtuar sekretohet te varësia dhe te dashuria. Kur dashuroheni lirohet dopamina, për ç’arsye personi ndihet i ngazëllyer dhe energjik. Sekretimi i shtuar i dopaminës mund të jetë i pranishëm gjithmonë, si në fillim të lidhjes, ashtu edhe pas disa viteve të kaluara në lidhje. Dopamina është stimulans natyral, e jep ndjenjën e ekstazës, ndihmon përqendrimin në veprime individuale dhe motivon. Kur ndieni nivel të lartë eksitimi do të thotë që dopamina sekretohet në mënyrë të shtuar. Ajo po ashtu është e lidhur me ndjenjën e lehtë të shqetësimit dhe ankthit. Dopamina është e lidhur me të gjitha varësitë siç janë varësia nga kokaina, alkooli, heroina dhe nikotina.

Oksitocina
Shkëmbimi i puthjeve dhe i prekjeve nxit sekretimin e oksitocinës, për ç’arsye çiftet ndiejnë afërsi dhe lidhje. Niveli i oksitocinës rritet te femrat shtatzënë dhe te nënat, sepse shfaqet ndjenja e lidhjes me foshnjën. Duke iu falënderuar oksitocinës, ndiejmë afërsi dhe lidhje. Oksitocina ka meritë për aftësinë e mbajtjes së raporteve të shëndetshme ndërmjet njerëzve dhe lidhjes së shëndetshme psikologjike me njerëzit e tjerë. Lirohet gjatë kohës së orgazmës dhe gjatë lindjes. Oksitocina nxit sekretimin e vazopresinit, hormon i cili është i lidhur me krijimin e marrëdhënieve afatgjate dhe monogamike. Shkencëtarët pohojnë që oksitocina dhe vazopresini pengojnë sekretimin e dopaminës dhe norepinefrinës, për ç’arsye vjen deri te zvogëlimi i pasionit në lidhjet e gjata.

Estrogjeni dhe testosteroni
Estrogjeni është hormon seksual femëror, por është i pranishëm te të dy gjinitë. Niveli i ulët është i lidhur me depresionin dhe ndryshimet e shpeshta të humorit. Gjatë ovulimit femrat kanë nxitje më të madhe seksuale, ndërsa partnerët e tyre paraqesin dëshirë më të madhe për seks, më shumë vëmendje, por edhe më shumë xhelozi. Edhe pse për testosteronin mendohet që është vetëm hormon mashkullor, gjendet edhe te femrat. Testosteroni shkakton ndjenjën e pasionit dhe rregullon dëshirën seksuale te të dy gjinitë. Meshkujt, sigurisht kanë nivel më të lartë të testosteronit, ndërsa gjendet edhe në pështymë. Testosteroni është ai që na jep libido dhe dëshirë seksuale. Niveli i ulët i testosteronit mund të shkaktojë libido të zvogëluar te të dy gjinitë.

Norepinefrina
Belbëzimi shkaktohet me sekretimin e norepinefrinës, neurotransmetuesit, i cili nxit sekretimin e adrenalinës, hormonit të stresit për shkak të të cilit rritet niveli i rrahjeve të zemrës, ndërsa mund të shkaktojë ndjenjën e ngrohtësisë, por edhe të konfuzionit kur personi i caktuar ju shikon. Niveli i lartë i norepinefrinës shkakton reduktimin e apetitit dhe ndjenjën e lumturisë. Për këtë arsye kemi nevojë më të vogël për ushqim derisa jemi të dashuruar. Norepinefrina shkakton zgjerimin e bebëzës, përqendrimin e forcuar të vëmendjes dhe rritjen e fuqisë së zemrës. Po ashtu ndikon edhe në rregullimin e gjumit dhe të humorit, për ç’arsye na ndodë që të mos kemi nevojë për gjumë derisa jemi të dashuruar.

Feniltilamina
Shpesh quhet molekula e dashurisë. Vepron si ndërmjetës në mes norepinefrinës dhe dopaminës. Tërheqja shkakton prodhimin e shtuar të feniltilaminës, për ç’arsye vjen deri te rritja e energjisë fizike dhe emocionale. Gjendet në çokollatë, prandaj nuk është e çuditshme pse çokollata shkakton përmirësimin e humorit. Kur kombinohen feniltilamina, dopamina dhe norepinefrina vjen deri te krijimi i ndjenjës së dashurisë së vërtetë. Partnerët atëherë ndihen euforikë dhe energjikë.

Endorfina
Endorfina është hormon i lumturisë. Ky është ilaç natyror kundër dhimbjeve që po ashtu luan rol kyç në lidhjet afatgjata. Endorfina nxit krijimin e ndjenjës së mirëqenies dhe sigurisë. Endorfina po ashtu lirohet gjatë stresit, veçanërisht gjatë orgazmës. Shpesh quhet edhe narkotik natyral, për ç’arsye vjen deri te ndjenja e madhe e pasionit për partnerin. Konsumimi i drogës nxit lirimin e endorfinës dhe krijimin e ndjenjës së lumturisë. Endorfina është ajo që na nxit që përsëri t’i kthehemi dashurisë. Për shkak të saj na lumturon dashuria. Me ndihmën e saj trupi në një mënyrë e shpërblen veten. Sekretohet gjatë kohës së të qeshurave, seksit, ushtrimeve dhe rënies në dashuri. Endorfina na bën të lumtur, energjike dhe na jep ndjenjën e forcës dhe gjallërisë.
(ma.ar/Koha Ditore/BalkanWeb)
Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë Spacer
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1274
<b>Hobi</b> Hobi : te dhuroj gjak
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/06/2011

Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë Empty Re: Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë

Mon 26 Mar 2012 - 11:20
sa i pelqen keto temat ku cuni ...direkt e poston ketu kur behet llaf per ndryshim hormonesh Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë 3631317773
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë Empty Re: Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë

Mon 26 Mar 2012 - 11:22
T_o_n_i shkruajti:sa i pelqen keto temat ku cuni ...direkt e poston ketu kur behet llaf per ndryshim hormonesh Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë 3631317773
kujdesem per trupin tim une shoku sjam si ti qe i fut alkol
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1274
<b>Hobi</b> Hobi : te dhuroj gjak
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/06/2011

Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë Empty Re: Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë

Mon 26 Mar 2012 - 11:26
alkoli esht edhe pije por eshte edhe disifektues Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë 3631317773
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë Empty Re: Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë

Mon 26 Mar 2012 - 12:22
elektrizohet krejt ... grrrr
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1274
<b>Hobi</b> Hobi : te dhuroj gjak
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/06/2011

Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë Empty Re: Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë

Mon 26 Mar 2012 - 12:42
sa te dashurrumt i kemi ne forum Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë 3631317773
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë Empty Re: Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë

Mon 26 Mar 2012 - 12:43
he pra ....si jan dhe kto krejt grrrr
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1274
<b>Hobi</b> Hobi : te dhuroj gjak
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/06/2011

Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë Empty Re: Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë

Mon 26 Mar 2012 - 12:43
edhe ti je cik je po mos bej sikur sje
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë Empty Re: Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë

Mon 26 Mar 2012 - 12:46
une jam full ...pranej thash elektrizim Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë 2585209286
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1274
<b>Hobi</b> Hobi : te dhuroj gjak
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/06/2011

Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë Empty Re: Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë

Mon 26 Mar 2012 - 12:48
sa me fat jan keto te dashurrumt si kjo lart se spaguajn as drita ...se uje jo e jo
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë Empty Re: Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë

Mon 26 Mar 2012 - 12:49
po pranej asht ma mire ...se kena kriz
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1274
<b>Hobi</b> Hobi : te dhuroj gjak
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/06/2011

Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë Empty Re: Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë

Mon 26 Mar 2012 - 12:52
kriz ka greqia ...ne kemi rritje ekonomike edhe me shume se gjermania
Sponsored content

Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë Empty Re: Çfarë i ndodh trupit tonë kur dashurojmë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi