- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Thaçi mirëpret Limajn në qeveri
Mon 26 Mar 2012 - 17:52
Në 13 vjetorin e bombardimeve të NATO-së, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është shfaqur në RTK për të folur për zhvillimet e fundit. Ai ka thumbuar pothuajse të gjithë kritikët e qeverisjes së tij, veçmas për fusnotën.
Edhe LDK, edhe UÇK kanë pasur fusnota, ka thënë Kryeministri duke kërkuar nga themeluesit e LDK-së ta shpjegojnë këtë. Ai ka komentuar edhe vendimin për rastin Kleçka, duke e quajtur vendim të drejtë. “Ka pasur padrejtësi vazhdimisht me ngritjen e aktakuzave ndaj luftëtarëve të UCK-së e cila ka zhvilluar një luftë të drejtë. Pretendimi për të bërë barazpeshë mes luftës çlirimtare dhe asaj gjeonicidiale është i padrejtë. Limaj edhe në Hagë e ka fituar betejën. Edhe ditë më parë, vendimi i drejtë për Limajn dhe bashkëluftëtarët e tij dhe të mitë” ka thënë Kryeministri.Ai nuk është përgjigjur drejtpërdrejt nëse Limaj ka vend në qeveri, por ka thënë se Zv.kryeministri Hajredin Kuçi i prezanton qëndrimet e qeverisë, i cili pati deklaruar se Limaj e ka vendin në qeveri. Edhe për ish Shefin e SHIK-ut, Kadri Veseli ka shprehur mirëseradhje në PDK.
“PDK-ja e mirëpret Kadri Veselin. Ai ka dhënë kontribut, madje para veprimtarisë së partive politike. Sepse është njëri prej kontribuesve të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës. Që në lëvizjet e para. Unë e kam mik të mirë. është në vullnetin e tij si dhe kur do të hyj në politikë” ka thënë Kryeministri.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi