Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kuçi kthehet në Qeveri Empty Kuçi kthehet në Qeveri

Tue 10 Jul 2012 - 13:48
E plotësuar) Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi iu rikthye punes së tij në Qeveri. Kështu të paktën njofton Ministria e Drejtësisë. Sipas një njoftimi te kesaj Ministrie, Kuçi sot do të takojë Shefin e EULEX'it, de Marnac.

"Ju njoftojmë së sot e martë 10 korrik 2012, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, do të takohet me Shefin e EULEX-it, Xavier de Marnac", thuhet ne njoftimin e Ministrisë se Drejtësisë, raporton Express.

****

Thaçi kërkon kthimin e Kuçit

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi që të kthehet dhe të ushtrojë si detyrën e zëvendëskryeministrit, ashtu edhe atë të ministrit të Drejtësisë. Kuçi pat dhënë dorëheqje nga të dy postet pas miratimit në Kuvend të Kodit te ri Penal, në të cilin përfshiheshin tri nenet problematike për punën e mediave. "Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shqyrtuar shkaqet e ofrimit të dorëheqjes së zëvendëskryeministrit dhe ministrit të drejtësisë, Hajredin Kuçi, më datën 22 qershor, dhe konstaton se shkaqet që kanë dërguar deri te dorëheqja tanimë nuk ekzistojnë", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga kabinetii kryeministrit. "Kryeministri Thaçi fton zëvendëskryeministrin Kuçi që të vazhdojë me përkushtim dhe përgjegjësi në ushtrimin e funksioneve që ka mbajtur deri më tani në Qeverinë e Republikës së Kosovës", thuhet në komunikatë.
Kuvendi i Kosovës ka vendosur përfundimisht më 5 korrik t’i heqë nga Kodi Penal nenet 37, 38 dhe atë 39, që kanë të bëjnë me penalizimin e mediave dhe gazetarëve. Ndryshimet në Kodin Penal u vunë në rend dite me shumicë votash duke iu shmangur procedurave të rregullta.
Për dallim nga seanca kur PDK-ja nuk kishte lejuar heqjen e këtyre neneve, kësaj radhe ishte pikërisht kjo parti politike ajo që inicioi ndryshimin e Kodit Penal, ende pa hyrë në fuqi. Ndonëse vendimi ishte në parim, me votimin e dytë që pritet në seancën e radhës, do të shënohet hera e parë që Kuvendi i Kosovës ndryshon një Ligj apo Kod ende pa hyrë në fuqi. (rel)

Vlerëso tekstin
5.00
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi