Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kuçi për idenë e Berishës  Empty Kuçi për idenë e Berishës

Thu 10 Jan 2013 - 9:39
Pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha për krijimin e një hapësire unike të valëve ku sinjali i mediave të Shqipërisë do të mund të arrijë në Kosovë dhe e kundërta, edhe qeveria e Kosovës shprehet pro kësaj ideje.

Megjithatë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se gjithçka që do të bëhet në kuadër të bashkëpunimit dypalësh nuk duhet t’i cënojë të drejtat ndërkombëtare.

I pyetur nga Top Channel nëse është duke biseduar me qeverinë e Shqipërisë për këtë çështje, ashtu siç deklaroi ditë më parë kreu i qeverisë shqiptare, Kuçi tha se çdo zgjidhje duhet të mendohet në një rrafsh, i cili do të sjelle sukses për shqiptarët dhe partneritet me faktorin ndërkombëtar.



Hajredin Kuçi
Zv.kryeministër i Kosovës“Idetë do t’i diskutojmë, por ju e dini që mediat, shumica e tyre, janë private, prandaj do të jemi të kujdesshëm. Nuk mund ta bëjmë akt të kryer me njëri-tjetrin. Do të bëjmë çdo gjë që është e mundur, por ajo çka është e mundur është në kuadër të ligjeve dhe parimeve ndërkombëtare”, deklaroi Kuçi.

Ai vlerësoi se, mediat duhet ta marin në shqyrtim këtë ide para qeverive dhe shtoi se qeveria e Kosovës përkrah vetëm atë që është ligjore, kushtetuese dhe me parime ndërkombëtare.

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha kërkoi ditë më parë që përtej ndërtimit të rrugëve, të cilat lehtësojnë komunikimin mes shqiptarëve, të zgjidhet edhe problemi i valëve të transmetimit të cilat sipas tij ende nuk po e kalojnë dot kufirin.

Deklarataën në fjalë e kritikoi deputeti i opozitës Alfred Dalipi, i cili e cilësoi si klientelistedhe në kundërshtim me rregullat dhe marrëveshjet e nënshkruara në Gjeneve.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi