Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kuçi: Nikoliq mund ta vizitojë Kosovën kur neve na lejohet ta vizitojmë Luginën e Preshevës Empty Kuçi: Nikoliq mund ta vizitojë Kosovën kur neve na lejohet ta vizitojmë Luginën e Preshevës

Sat 5 Jan 2013 - 21:05
Message reputation : 100% (1 vote)
Madhësia e germave: Kuçi: Nikoliq mund ta vizitojë Kosovën kur neve na lejohet ta vizitojmë Luginën e Preshevës Font_decrease Kuçi: Nikoliq mund ta vizitojë Kosovën kur neve na lejohet ta vizitojmë Luginën e Preshevës Font_enlarge

Kuçi: Nikoliq mund ta vizitojë Kosovën kur neve na lejohet ta vizitojmë Luginën e Preshevës HajredinKuci_918283094Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi e ka konfirmuar këtë për RTK-në, ku ka thënë se kërkesa u refuzua me arsyetimin se vizita të liderëve serb mund të ndodhin vetëm në bazë të reciprocitetit, pra kur edhe liderët e institucioneve të Kosovës të lejohen të vizitojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Ky vendim, tha Kuçi është marrë edhe pas konsultimeve më partnerët ndërkombëtarë.

Kërkesa për vizitë ishte adresuar nga presidenti serb, fillimisht në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e njëjta iu është përcjell autoriteteve të Kosovës që dhanë përgjigje negative.

EULEX-i nuk vendos se kush futet në Kosovë

Misioni i BE-së në Kosovë, EULEX, nuk gjendet në zinxhirin e vendimmarrjes që të miratojë ose të refuzojë hyrjen në Kosovë, ka thënë zëdhënësja Irena Gudeljevic, pas deklarimit të presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, se EULEX-i nuk i ishte përgjigjur kërkesës së tij që në manastirin e Graçanicës të ndjek liturgjinë e Krishtlindjeve ortodokse.

"Kërkesa për hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë i dërgohet përfaqësuesit special të BE-së në Beograd”, ka thënë ajo për REL në gjuhën serbe, transmeton telegrafi.

"Zyra e Përfaqësuesit Special të BE-së në Prishtinë ia përcjell kërkesën Qeverisë së Kosovës, ndërsa përgjigja kthehet në të njëjtën mënyrë, kështu që ne vetëm jemi të informuar për këtë çështje," shpjegoi Gudeljevic.

Mediat serbe thonë se Nikolici ia ka dërguar kërkesën misionit evropian më 28 dhjetor të vitit të kaluar.

EULEX-i s’i përgjigjet kërkesës së Nikolliqit për të vizituar Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka dënuar fuqishëm, siç është shprehur ai, “paaftësisë së EULEX-it” për t’iu përgjigjur kërkesës së tij që të marrë pjesë në meshën e Krishtlindjeve ortodokse në Graçanicë, më 7 janar.

Mediat serbe thonë se Nikolliq i ka dërguar kërkesën misionit evropian më 28 dhjetor të vitit të kaluar.

"Marrë parasysh se ende nuk ka arritur përgjigjja për kërkesën, është krejtësisht e qartë se EULEX-i nuk është mision neutral dhe nuk është në gjendje të garantojë sigurinë e askujt e as të kryetarit të Serbisë në Kosovë.

Kështu, ai e bën të pakuptimtë ekzistimin e vet në territorin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e presidencës serbe, të cilën e transmetojnë mediat në Beograd. (REL)
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kuçi: Nikoliq mund ta vizitojë Kosovën kur neve na lejohet ta vizitojmë Luginën e Preshevës Empty Re: Kuçi: Nikoliq mund ta vizitojë Kosovën kur neve na lejohet ta vizitojmë Luginën e Preshevës

Sun 6 Jan 2013 - 15:17
Urime
viti 2013
drejtesia
e vertet...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi