Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shqiptarët e Kosovës dhe Preshevës mund të punojnë në Shqipëri pa leje pune Empty Shqiptarët e Kosovës dhe Preshevës mund të punojnë në Shqipëri pa leje pune

Wed 7 May 2014 - 21:25
Shqiptarët e Kosovës dhe Preshevës mund të punojnë në Shqipëri pa leje pune Veliaj_156372545


Duke nisur nga dita e sotme çdo qytetar i Kosovës dhe të Luginës së Preshevës, mund të vij dhe të aplikojë për punë në Shqipëri pa paraqitur asnjë lloj dokumentacioni. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Mirëqenies dhe Rinisë Erjon Veliaj, pas mbledhjes së Qeverisë.
“Liberalizuam tregun e punës me Kosovën, ndërsa sot hoqëm procesin burokratik të pajisjes me leje pune. Shqiptarët nga Kosova nuk kanë nevojë të aplikojnë për leje pune apo për certifikata pune. Çdo qytetar i Kosovës dhe nga Lugina e Preshevës mund të aplikojnë për punë në Shqipëri”, tha  ministri Veliaj.
Sipas tij, nëse nga Qeveria e kaluar punësimi i qytetarëve të Luginës së Preshevës në vendin tonë përfshihej në ligjin për të huajt, ne nuk e cilësojmë kështu.
“Dua të informoj se 80 për qind e kërkesave nga Kosova janë nga biznesmenë, pra njerëz që krijojnë vende pune, kryesisht nga biznese të vogla dhe të mesme’, bëri të ditur ministri Veliaj. 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi