Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Taksistët vuajnë për bukë, punojnë ata pa leje Empty Taksistët vuajnë për bukë, punojnë ata pa leje

Mon 9 Apr 2012 - 19:29
Emanuela SakoShërbimi taksi po konkurrohet gjithmonë e më tepër nga taksitë “pirate”, që qarkullojnë pa kurrfarë problemi në rrugët e kryeqytetit. Kreu i Sindikatës Shqiptare të Taksistëve, Gëzim Bardhi, shprehet se shërbimi taksi është në gjendje të mjerueshme dhe kjo vjen për faktin se konkurrenca e pandershme ka sjellë që ata të mos kenë më punë. Konkurrenca e pandershme konsiston në faktin se taksitë e palicencuara u marrin punën atyre të licencuara dhe nuk penalizohen, taksitë e palicencuara u zënë vendet ku duhet që të qëndronin taksitë e licencuara, taksitë e palicencuara nuk paguajnë taksa etj.Qytetarët shprehen se janë pak të interesuar nëse zgjedhin një taksi të licencuar apo të palicencuar. Por, ka nga ata qytetarë që pranojnë se shërbimi i ofruar nga taksitë me licencë është më i sigurtë. “Nëse zgjedh një taksi të licencuar jam më i sigurtë për jetën. Kjo, pasi kam të bëj me një shofer që identifikohet lehtë, pasi ai është i regjistruar dhe i identifikueshëm. Ndërsa një taksist që ushtron aktivitetin në mënyrë të paligjshme është tepër e vështirë të identifikohet”, – shprehet qytetari Shahin Sulo. Sipas Gëzim Bardhit, taksitë e licencuara paguajnë të gjitha taksat vjetore, të cilat janë tepër të larta krahasuar me punën që ata kanë. Ndërkohë që, taksitë e palicencuara ua kanë zënë vendqendrimet dhe të gjitha pikat e punësimit taksive të licencuara. Këto të fundit e kanë të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës, vendqëndrimin. Për këtë arsye, ata kanë protestuar vazhdimisht, por ende nuk është marrë asnjë masë dhe nuk është dhënë asnjë përgjigje nga Bashkia e Tiranës.

Javën e shkuar, Sindikata e Taksistëve Shqiptarë bën të ditur se i ka drejtuar një letër Kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha, ku i kërkojnë takim për të diskutuar problemet e tregut informal dhe rritjen e çmimit të shërbimit taksi në lidhje me taksimetrin. Ndërkohë që, nuk kanë marrë ende një përgjigje nga Bashkia e Tiranës. Sipas Gëzim Bardhit, gjatë muajve të fundit çmimi i karburantit është rritur disa herë dhe xhirot e kontrolluara nga taksimetri nuk mund të përpjestohen me çmimin e mëparshëm. Për këtë arsye, ata kërkojnë që të rritet çmimi në mënyrë që të vënë në punë taksimetrin që mat kilometrat dhe kohën e shpenzuar.

Aktualisht, shërbimi taksi nuk e ka vënë në punë taksimetrin për shkak se kërkohet rritja e çmimit, por edhe nga ngurrimi i klientëve. Klientët janë mësuar me çmime fikse për lëvizjet që kryejnë nga njëra zonë në tjetrën dhe jo me matje të kilometrave. Gjithashtu, ata kërkojnë të krijohet një ligj për punonjësit e shërbimit taksi, të ketë një status për mbrojtjen e tyre gjatë shërbimit. Kjo, duke marrë shkas nga ngjarjet e ndodhura së fundmi, ku shoferët e taksive kanë qenë viktima të klientëve.





Qytetarët, ankesa për tarifat e larta

Qytetarët nuk shfaqin kurrfarë përzgjedhjeje në marrjen e shërbimit nga taksitë e licencuara apo të palicencuara. Shumica e tyre ankohen për tarifat e larta të shërbimit taksi. Ata akuzojnë taksistët se marrin më tepër para, krahasuar me rrugën që përshkojnë. Sipas tyre, ata nuk shpenzojnë aq karburant, sa për të marrë një tarifë edhe më të lartë nga klienti. Ata mjaftohen me kapjen e orareve të punës, apo mjafton që makina të jetë komode. Qytetarët e pyetur nga gazeta “Shekulli”, shprehen se marrin taksi ku të munden dhe cila të jetë më e afërta. Afërdita Kola, shprehet se merr vazhdimisht taksi për të shkuar në punë, sidomos kur është me vonesë. Ajo shprehet se merr taksinë më të afërt që i del para dhe nuk i intereson nëse është e licencuar apo jo. Për të e rëndësishme është kapja e orareve zyrtare të punës dhe sigurisht, që të paguajë sa më pak para për shërbimin. Pavarësisht përzgjedhjes që ata bëjnë, shërbimi taksi është i mbipopulluar dhe në konkurrencë të plotë me aktivitet të ligjshëm dhe të jashtëligjshëm.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi