Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nenat qe punojne ndihen me te lumtura Empty Nenat qe punojne ndihen me te lumtura

Thu 22 Dec 2011 - 20:01
Nenat qe punojne kane shendet me te mire dhe ndihen me te lumtura, ka treguar nje studim. Shkencetaret nga Universiteti i Karolines Veriore kane studiuar 1.300 femra ne periudhen prej 10 vjetesh. Rezultatet kane treguar qe nenat te cilat punojne jane shume me te lumtura, me pak te prira per depresion dhe kane shendet me te mire. Ata po ashtu kane vertetuar qe per shendetin e nenes eshte me se miri te punohet gjysme orari pune. Do te ndihet me e dobishme, me e lumtur dhe do te jete me e shendetshme, dhe do te kete kohe per rritjen dhe kujdesin e femijeve. “Ne te gjitha rastet kemi vertetuar qe per nenat definitivisht eshte me se miri te punohet gjysme orari pune,” ka deklaruar hulumtuesi kryesor, prof. Cheryl Buehler. Nenat te cilat punojne gjysme orari te punes kane qene te perfshira njesoj ne aktivitetet e femijeve te tyre, rritjen dhe kujdesin per ta si edhe ato qe nuk punojne fare.

Prof. Cheryl Buehler ka shtuar se si ne kohen e krizes ekonomike, shumica e prinderve percaktohet per orar te gjate te punes, per shkak te frikes se mos mbesin pa pune dhe te ardhura.

Rezultatet e hulumtimit jane publikuar ne revisten “Journal of Family Psychology”.

Prandaj, nena te dashura, nese ne cfaredo menyre mund t’ia lejoni vetes punen me gjysme orari, gjithsesi bejeni kete. Do te ndiheni me te shendetshme, me te dobishme dhe me te lumtura.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi