- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
10 profesionet më të lumtura
Mon 15 Apr 2013 - 15:26
Revista Forbes ka botuar nje renditje te profesioneve qe i sjellin me shume lumturi atyre qe i praktikojne ata. Kjo renditje eshte kryer ne baze te rezultateve te mbledhura nga sondazhet e National Organization for Research e Universitetit te Chigaco. Nese disa profesione jane te enderruar qe ne moshe te re, te tjeret jane shume me te papritur:
10) Inxhinieret qe punojne ne kantiere: te manipulosh vinça, buldozere apo mjete tjera ne vendin e punes mund te kete diçka shume feminore. Keshtu, Organizata Kombetare per Kerkime nuk heziton te krahasoje personat e angazhuar ne keto profesione me femijet qe luajne me keto lloj lodrash.
9) Agjentet e sherbimeve financiare dhe te shitjeve: Sipas Forbes, personat te cilet ju japin kredi ose sherbime te tjera duke ju futur ne borxhe, paguhen afersisht 90.000 dollare, 68.000 euro per vetem 40 ore duke ndenjur ulur ne nje karrige zyre . Ndoshta kjo eshte nje arsye e mire per te bere kete pune …
Psikologet dhe psikoanalistet: te degjosh problemet ekzistenciale te te tjereve eshte nje burim lumturie per keto profesioniste te thekur. Forbes thote me humor se “psikologet nuk jane ndoshta ne gjendje per te zgjidhur problemet e te tjereve, por duket se ata kane arritur te zgjidhe te tyret.”
7) Piktoret dhe skulptoret: Ata qe ushtrojne keto lloj profesionesh jane shume te kenaqur me punen e tyre. Pasioni i tyre dhe nevoja e tyre per te bere art, e kane bere punen e tyre nje profesion te vertete.
6) dhe 5) Mesuesit dhe arsimtaret e tjere: Ndonese se arsimi mund te konsiderohet si nje institucion ne krize, deshira dhe kenaqesia e te transmetuarit te dijeve ose per te ndihmuar te rinjte ne krize, jane gjithmone te pranishem. Mesimdhenia mbetet nje profesion I preferueshem
4) Shkrimtaret: Edhe pse profesioni i tyre eshte i pasigurt, autonomia e tyre profesionale duket se u sjell atyre shume kenaqesi. Botuesit nuk duket te jene pra punedhenesit me te keqinj te shoqerise se sotme sipas ketij klasifikimi.
3) Fizioterapistet: tu rijapesh shprese dhe lumturi njerezeve te demtuar nga aksidentet duket se eshte kenaqesi edhe per kategorine e ketyre profesionisteve te shendetit. Ata mund ta shikojne çdo rehabilitim te suksesshem si nje ringjallje per te cilen ata jane pergjegjes.
2) Zjarrfikesit: Sondazhi zbulon se mbi 80% e zjarrfikeseve jane te lumtur ne profesionin e tyre. Ndihma, mbrojtja dhe shpetimi i njerezeve u sjell atyre shume lumturi.
1) Njerezit e Kishes: dashuria per Perendise eshte, ne dukje, nje burim i pashtershem gezimi dhe lumturie. Besimi i tyre, funksioni i tyre ndihmes dhe ne degjim te besimtareve u sjell njerzeve te kishes lumturi ne veprimtarine e tyre. //(GENTSIDE)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi