Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Profesionet më të kërkuara në kohë krize Empty Profesionet më të kërkuara në kohë krize

Tue 22 May 2012 - 21:42
Inxhinierë, arkëtarë bankash, apo punonjës në kompanitë e sigurimeve, figurojnë të jenë për momentin, ndër profesionet më të kërkuara në Evropë.Kështu rezulton të paktën sipas një studimi të fundit të ndërmarrë lidhur me këtë tregues, në kuadrin e një krize financiare që ka mbërthyer shumë vende të këtij rajoni.Sipas tij, profesione të tjera që vlejnë në këto kohë krize, janë edhe ato të të qenit ekspertë në administrimin dhe kontrollin e kompanive private; transportues apo agjentë reklamash.Nga ana tjetër, shumë të preferuar mësohet se janë edhe kontabilistët, pra, ata që bëjnë llogari.Sondazhi i realizuar konkretisht nga kompania “Mestre CGIA”, tregon gjithashtu se në mesin e profesioneve të preferuara në kohë krize, renditen edhe ato që quhen “zanate” jetësore.

Përmendim këtu kasapët, bukëpjekësit, hidraulikët apo edhe instaluesit elektrikë.

Pa harruar as riparuesit e pajisjeve kompjuterike, teknikët, mekanikët apo rregulluesit e pajisjeve dhe makinave industriale.

e.t/noa
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi