Në kohë krize njerëzit kthejnë sytë nga Perëndia
Sat 25 Feb 2012 - 23:47
Albina Hoxha Telebingo Shqiptare duket se është bërë një mani për shumë shqiptarë. Grupmosha të ndryshme i gjen në pikat e shitjes të telebingos duke pritur në radhë për të blerë bileta. Ka nga ata që blejnë vetëm një, por të tjerë marrin edhe 10 bileta. Në pikën ku është shitur bileta fituese javën e kaluar ka një fluks njerëzish të cilët shpresojnë që bileta fituese të jetë sërish po në të njëjtën pikë. Mesatarisht në javë shiten rreth 130 000 bileta, por Ardi, një nga administratorët e Telebingos tregon se shitjet varen nga stina dhe rastet e festave. “Gjatë festave dhuratat janë më të shumta dhe bileta shiten më shumë, sepse mundësitë për të fituar janë më të mëdha. Për festat e fundit megjithëse çmimi i biletës ishte rritur janë shitur rreth 220 000 bileta”. Sipas tij një pikë e fortë e lojës është edhe loja me telefonata ku dhuratat që ofrohen janë të larmishme. “Në përgjithësi lojtarët e lojës telefonike në fund zgjedhin dhuratat. Kjo do të thotë që ata janë të kënaqur me gjithçka që iu ofrohet”. Gjithashtu administratori i telebingos thekson se të gjithë ata që luajnë duhet patjetër të ruajnë biletën. “Më vjen keq që ka pasur raste që fituesit nuk kanë ruajtur biletën dhe si rezultat nuk kanë mundur të tërheqin lekët e fituara. Ky është rregulli i vetëm i cili, në raste pakujdesish nuk lejon fituesit të tërheqin shumën e fituar”.
Drejtori i shitjeve, Elis Sulaj, shpjegon se ka pasur kërkesa për të hapur pika të reja shitjesh në qytete të tjera si në Belësh dhe Poliçan. “Kemi hartuar një plan për hapjen e 50 pikave të reja në qytete të ndryshme, kjo edhe për të shmangur rradhët e gjata në qytete ku kemi vetëm dy pika shitjesh, por edhe për të hapur pika në qytetet që aktualisht nuk kemi”. Telebingo shqiptare transmetohet në televizionin Klan çdo të dielë, nën drejtimin e Ardit Gjebresë.
100 bileta!
Në bazë të një sondazhi të bërë nga telebingo shqiptare me shitësit në të gjitha pikat është vënë re se ka edhe individë të cilët blejnë 100 bileta. Por këto janë raste të rralla dhe kryesisht nga individë të cilët janë të fiksuar pas lojës dhe besojnë se sa më shumë bileta të blejnë aq më shumë mundësi kanë për të fituar. Por në fakt pjesa më e madhe e lojtarëve besojnë se kjo është çështje fati. Mesatarisht lojtarët blejnë deri në 10 bileta.
Loja telefonike
Pika më e fortë e telebingos është cilësuar loja telefonike. Gjatë kësaj loje fituesit fitojnë shumë dhurata, nga më të thjeshta si bizhu dhe aksesorë deri tek makina, por për t’u bërë pjesë e lojës ka vetëm një kusht: të përgjigjen telebingo. Telefonuesit shprehin edhe deshirat e tyre si psh, nëse janë të interesuar më shumë për para kesh apo për dhurata, nëse për dhurata cila në veçanti. Janë të shumtë prindërit që kërkojnë një laptop për fëmijët e tyre, por të tjerë nuk duan udhëtime turistike por elektroshtëpiake… dëshirat e tyre gjejnë mirëkuptimin e prezantuesit. Pjesë e lojës telefonike janë edhe telefonata e fundit të cilat nëse përgjigjen telebingo fitojnë 10 000 lekë.
Nazmie Tahiraj shitëse biletash pranë “Librit Universitar”
Nazmija tregon se shet 300 – 400 bileta në javë. “Shitjet varen edhe nga rastet e festave, për festat e fundvitit kam shitur shumë bileta”, thotë ajo. Tregon se klientët zgjedhin vetë biletën e tyre mes shumë biletash, “ua vë të gjitha përpara sepse mendojnë se kështu kanë më shumë mundësi për të fituar”. Zakonisht blejnë 5, 7 apo 10 bileta. Nazmia blen edhe vetë bileta çdo javë dhe shpreson që një ditë do të fitojë.
Astriti, 40 vjeç, ekonomist
Astriti në momentin që po bisedoja me Nazmien erdhi dhe mori 10 bileta. “Mendoj se këtë javë do të fitoj, ashtu seç kam një parandjenjë. Unë besoj tek telebingo sidomos pasi kam takuar disa miq të mi që kanë fituar. Luaj gjithmonë dhe nuk marr më pak se 10 bileta, por i përzgjedh në pika të ndryshme të kryeqytetit ndërsa sot mendoj se bileta fituese është këtu”, rrëfen ky lojtar i lidhur fort pas kësaj loje.
Kur të vjen fati hapi derën, por mos i thuaj njeriu…
Zëri i saj është i ëmbël dhe përtej telefonit përgjigjet me shumë dashuri, ndërsa në fund të bisedës thotë: “mirë të keqen nëna, mirë se të vish”.
Sapo e takon, mikpritja të lë pa fjalë dhe duket sikur kemi kohë që njihemi… Quhet Beglie Toma, është 71-vjeçe dhe para pak kohësh ka fituar plot 22.5 milionë lekë në telebingo. E dinte që një ditë do të fitonte, kishte shumë besim dhe ajo ditë erdhi. “Luaj gjithmonë dhe marr nga dy bileta. Atë ditë, megjithëse kisha punë i lashë të gjitha dhe vajta tek stacioni i autobuzit, në Kombinat, aty pranë mora dy bileta dhe u ktheva në shtëpi. Sikur më dërgoi Zoti aty…” tregon ajo.
Ditën e dielë pasi ishte ulur dhe bërë gati që të shikonte telebingon, fati i kishte bërë një lojë të papritur: dritat ikën në mënyrë të befasishme tamam në momentin kur i duhej më shumë televizori! Të nësërmen Beglia kishte ditëlindjen, mbushte 71- vjeç, prandaj dhe atë ditë e ka harruar për pak çaste telebingon. Por më pas doli për të blerë gazetën për të verifikuar biletën. “E mora dhe nisa ta shikoja, të 15 numrat më dolën një e nga një… Nuk e besova që kisha fituar! Mora kompaninë në telefon, numrin e tyre kisha kohë që e mbaja, dhe pasi verifikuan numrin e serisë më thanë se po, unë isha fituese! Por përsëri nuk e besova! Mirëpo të premten më merr Ardit Gjebrea në telefon dhe më njofton se duhet të jem të dielën në transmetimin e telebingos. Mirëpo, doni ju që unë sërish nuk e besoja?!” Vetëm ditën e dielë kur ka marrë çmimin e ka besuar plotësisht dhe është emocionuar shumë.
Për të gjitha këto nuk ka biseduar me asnjë nga familjarët e saj. Djali me të cilin jeton thotë: “Kur doli të dielën më tha se po shkonte për t’u vizituar sepse nuk ishte ndjerë mirë. I thash të të çoj unë por nuk donte. Po shikoja telebingon kur shoh nënën në televizor! Më pas u bëra merak sepse e pashë të emocionuar… ”
Pasi e panë në televizor telefoni nuk ka pushuar! “Më morën të gjithë për të më uruar, më mori edhe nipi nga Amerika… u lumturova shumë, të gjithë pyesnin si isha pasi panë që u ndjeva keq gjatë transmetimit në televizor”, rrëfen mes lotësh nënë Beglia.
Në kombinat ka 45 vite që jeton, të gjithë e njohin dhe e duan shumë. Një komshie thotë se: “të gjithë kemi qarë kur e kemi parë në televizor, na u bë shumë qejfi sepse është shumë e dashur dhe e meritonte”. Duken të sinqertë në fakt, ndonëse pa paragjykuar, ne shqiptarët i njohim mirë ndjesitë mes komshinjve…
Nënë Beglia tregon se ka gjashtë mbesa dhe dy nipër dhe se ka marrë shumë malli pasi nuk jetojnë në Shqipëri. Megjithatë ka një kënd të veçantë ku ka vendosur të gjitha fotot e tyre. “Afrohem dhe i shoh, kam që në gusht pa i parë dhe më ka marrë malli t’i shoh, sa janë rritur… dhe kujt i kanë ngjarë. Kam vetëm dy mbesa këtu të cilat i dua shumë por më mungojnë edhe të tjerët”, dhe me duart që i dridhen merr fotot dhe tregon emrat e të gjithëve, edhe moshën madje edhe se çfarë i kanë thënë kur janë larguar…
Pengu më i madh për të është vdekja e të shoqit. “Ishte 62 – vjeç kur vdiq dhe më vjen keq që nuk i ka shijuar fëmijët, nuk ka jetuar për të parë familjen e madhe, për t’i martuar dhe për t’u gëzuar me nipat e mbesat…”
Si do t’i shpenzojë lekët?
Me lëkët që ka fituar nënë Beglia thotë se do t’i blejë një makinë djalit të vogël me të cilin jeton, do të rregullojë shtëpinë, ndërsa 10 milionë do i kalojë në librezë që ti këtë për pleqërinë. “Do i kaloj sepse jetës asnjëherë nuk i dihet”. Rrëfen se do të blejë përsëri telebingo sepse fatit nuk i dihet dhe ndoshta troket përsëri në portën time.
Jeta
Beglia është nënë e shtatë fëmijëve, katër djem dhe tre vajza. Të gjithë janë të martuar dhe ka shumë nipër e mbesa. Ka punuar në fabrikën e qelqit. Para pak kohësh fitoi telebingon dhe është shumë e lumtur për këtë, megjithëse tregon se e ka pasur të vështirë për t’a besuar, vetëm kur Ardit Gjebrea i ka dorëzuar çmimin e ka kuptuar që ka fituar vërtet.

- zogKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 162
Vendndodhja : ne t'arushës
Anetaresuar : 10/12/2011
Re: Në kohë krize njerëzit kthejnë sytë nga Perëndia
Sun 26 Feb 2012 - 8:40
prandaj shikohet rradhe e gjat tek kisha Laçit , bobo
- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Re: Në kohë krize njerëzit kthejnë sytë nga Perëndia
Sun 26 Feb 2012 - 10:05
ne Kisha Lacit ka pas gjithmone rradh zog nuk asht sot
- zogKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 162
Vendndodhja : ne t'arushës
Anetaresuar : 10/12/2011
Re: Në kohë krize njerëzit kthejnë sytë nga Perëndia
Thu 1 Mar 2012 - 9:43
Furia shkruajti:ne Kisha Lacit ka pas gjithmone rradh zog nuk asht sot
ket doja te tregoja pak a shum,
veçse ne koh krize njeriu ka prirje te besoj me shume ke kto "mrekullite" . si ajo deshira qe dum te kapemi pas nje fije te perit , edhe pse kuptojm qe fati jon varet nga vet ne, jo nga e mbinatyrshmja . Me shum tregohemi njerez te dobet , jo realist.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi