- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Shqiptarët thyejnë rekord. I kthejnë farmacitë në markete
Wed 10 Oct 2012 - 12:09
Shqiptarët thyejnë rekord në konsumimin e ilaçeve. Të paktën kështu pohon drejtori i Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të institucioneve shëndetësore, Isuf Kalo, i cili e quan popullin shqiptar të fetishizuar kundrejt medikamenteve. “Ata nuk mendojnë se ka dhe zgjidhje të tjera për t’u shëruar apo për të mbajtur nën kontroll sëmundjet, për rrjedhojë i kanë kthyer farmacitë në dyqane”, tha Kalo. Sipas tij, shqiptarët janë mbretër në konsumimin e barnave, që nuk merren me recetë nga mjeku, por me sugjerimin e farmacistëve.
“Ne jemi kampion në përdorimin e antibiotikëve, pra ne na mungojnë disa principe, të cilat zbatohen rreptësisht në vende të tjera. Ne kemi një politikë liberale të dhënies së medikamenteve në farmaci pa recetë mjekësore, duke i bërë farmacitë shpeshherë sikur janë shitore, janë dyqane, supermarkete të ilaçeve dhe jo farmaci. Pra, ka hiperkonsum të medikamenteve”, sqaroi drejtori i akreditimit të institucioneve shëndetësore.
Ai thotë se mjekët nuk duhet të mjaftohen me gjetjen e diagnozës dhe mbushjen e recetave, por duhet të ndjekin edhe ecurinë e pacientit gjatë mjekimit. Medikamentet nuk japin gjithmonë rezultatet e duhura, jo vetëm si pasojë e cilësisë, por për shkak të ndërprerjes, që u bën i sëmuri kronik ilaçeve.
“Dimë që në fund të vitit një doktor që kishte 100 pacientë me tension apo hipertension, sa për qind të tyre arriti atë që quhet target apo objektiv i mjekimit. Në qoftë se bëhet një model pune, që çdo doktor do të dijë në fund jo vetëm sa të sëmurë ka vizituar, por çfarë rezultati ka arritur ai në raport me pritshmërinë. Kjo është e keqja në kujdesin shëndetësor. Prandaj doktorët që propozojnë një medikament nuk dinë a u arrit ajo që shpresonin, sepse kjo nuk monitorohet”, theksoi Kalo. Nisur nga këto shqetësime, mësohet se ka nisur puna për një testim më të hollësishëm për sa i përket efektshmërisë së medikamenteve. Kalo bën me dije se në këtë plan të ri pune edhe mjekëve, që merren drejtpërdrejt me të sëmurët kronikë do t’u jepen detyra të reja. Kështu, sipas tij, mjekët nuk do të mjaftohen vetëm me gjetjen e diagnozës dhe mbushjen e recetave, por do të ndjekin ecurinë e pacientit gjatë mjekimit hap pas hapi.

Re: Shqiptarët thyejnë rekord. I kthejnë farmacitë në markete
Wed 10 Oct 2012 - 13:45
Si Lajm Shume Interesant,Por Mesa Kam Par Dhe Ne Bote,Bisnezi Me FitimPrures Apo Me Sakt I Vetmi "dyqan" qe nuk rri asnjeher bosh jan Farmacit,dhe ky fenomen ne mund ta quaj keshtu,nuk esht vetem ne shqiperi,por ne te gjithe boten
Re: Shqiptarët thyejnë rekord. I kthejnë farmacitë në markete
Wed 10 Oct 2012 - 14:02
Kisha pershtypjen qe shumica nga ne jemi akoma e tradites se vjeter...perdorim ilacet popullore,bime,alkol etj..edhe pse keto vitet e fundit qe kam vizituar Shqiperine shikoja njerez qe shkonin e merrnin ilace pa u konsulltuar me mjekun fare (cilet mjeke do me thoni!) por qendron kjo gje madje shumica i mbajne mend me emra ilacet e per cfare sherbejne...
Re: Shqiptarët thyejnë rekord. I kthejnë farmacitë në markete
Wed 10 Oct 2012 - 14:08
Normale Qe Ne Shqiperi Cdo Gje Ecen Seprapthi,Mjafton Ti Dhembi Dicka Dhe Ja Di Kuren Direkt,Harron Qe Dhimbja Nis Nga Dicka Dhe Duhet Te Konsultohemi Me Mjekun,Dhe Me Pas Merr Rekomandim Per Ilacin Qe Duhet Te Perdorim.Ne Mundohemi Te Jemi Mjek Te VetVetes Pa Ditur Asgje Rreth Mjeksise,Dhe Shpesh Here E Neglizhojm HE MOS SE SKAM GJE,HE MOS SE KALON dhe kur shkon ne pik te fundit,dhe mjeku Ngreh Supet
Re: Shqiptarët thyejnë rekord. I kthejnë farmacitë në markete
Wed 10 Oct 2012 - 14:17
Kjo ndodh sepse jetojme ne nje shtet ne te cilin nuk ofron asnje sigurim apo kushte mjekesore edhe mjeke te afte ne te cilet te mund tu besosh e te lesh ne duart e tyre veten tende(jeten)..Shpesh edhe per arsye ekonomike se nje vizite e diagnoze nga mjeku kushton,sigurisht qe jemi mesuar edhe kane mesuar e mjeket nga ana e tyre qe per cdo sherbim te marrin dicka ekstra (fshehurazi) e keshtu me rradhe...Eshte edhe mentaliteti yne i cili ska ndryshuar shume per mos then fare nga me te vjetrit te cilet jane rritur e mesuar ndryshe ne kohet e tyre...
- “Do t’i vras shqiptarët” – Statusi detyron tre shqiptarët ti thyejnë nofullën grekut të “Agimit të A
- Data 11/11/2011, shqiptarët thyejnë traditën, dhjetëra martesa në Tiranë
- Tuna çmend shqiptarët me... “zogun” e saj, këngën e re e cila theu rekord klikimesh!
- Si të veprosh kur ke dhënë borxh dhe nuk ta kthejnë
- Skadali i mishit të viçit me hormone, ministria: Ky ilaç nuk shitet në farmacitë tona
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi