Skadali i mishit të viçit me hormone, ministria: Ky ilaç nuk shitet në farmacitë tona
Mon 4 Mar 2013 - 2:12
Puna investigative e gazetarëve të Top Channel nxori në dritë një çështje shumë serioze, lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me shëndetin e qytetarëve.
Bëhet fjalë për një preparat mjaft të rrezikshëm për shëndetin e njeriut, dyshohet se u injeksohet viçave. Ky ilaç, që mban emrin Boldemec, sipas gazetarëve të TCH, është hormonal me bazë testosteronin dhe ka si qëllim që të rritë artificialisht masën trupore të kafshëve.
Ndërkohë, zëdhënësi i ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, ka reaguar duke thënë se ky ilaç është ndaluar që prej vitit 2006 për t’u përdorur në Shqipëri, me urdhër ministri. Ministria thekson se ka ushtruar kontrolle në 12 depo farmaceutike dhe 108 farmaci veterinare, por nuk gjeti asnjë flakon të ilaçit Boldemec.
Në deklaratën e ministrisë, thuhet se ky preparat është përdorur si antiparazitar në kafshë. Në vitin 2007 janë importuar 4000 flakon dhe nga kjo sasi kanë mbetur pa u konsumuar 3.481 flakonë, të cilat kanë skaduar në vitin 2010 dhe do të asgjësohen brenda pak ditëve.
Por gazetarët e TCH shprehen se edhe pse zyrtarisht thuhet se bëhet fjalë për një ilaç antiparazitar, Boldemec ka si qëllim që të rritë artificialisht masën trupore të kafshëve. Shitja e këtij preparati vazhdon të tregtohet nën dorë apo në bagazhe automjetesh me datë kadence qershor 2013.
Bëhet me dije gjithashtu, se është shumë i dëmshëm për njeriun konsumimi i mishit, nëse viçave u është injeksuar Boldemec. /alb-observer.com/

Re: Skadali i mishit të viçit me hormone, ministria: Ky ilaç nuk shitet në farmacitë tona
Mon 4 Mar 2013 - 2:29
Ku po merret me vesh se cpo ham sot aman,kudo ne bote asgje ska me siguri sidomos ne mish qe nje pamje kan te gjith,se cka brenda apo sesi esht rritur nje zot e di
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi