Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Farmacitë, “bum” shitjesh të pilulave të emergjencës Empty Farmacitë, “bum” shitjesh të pilulave të emergjencës

Mon 14 Oct 2013 - 22:17
  • Kontraceptivi i emergjencës, më i shituri në farmaci. Specialistja e ISHP-së, Lumturi Mërkuri: Të përdoren, por me masë

Farmacitë, “bum” shitjesh të pilulave të emergjencës Lumturi%20merkuri
Besarta Basha

Të përdoret apo jo? Kjo është dilema që shoqëron të rejat e sotme pas një akti seksual të pambrojtur dhe të pa sigurt. Gjasat e një shtatzënie bën që sot shumë të reja t’i drejtohen, ndoshta fare pa hezituar, farmacisë më të afërt për pilulën e urgjencës. Duke menduar shtatzëninë e padëshiruar, sigurisht që kjo është forma më e mirë, por a duhet të ketë një limit përdorimi i tyre. Për këtë na sqaron më tepër specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Lumturi Mërkuri. Sipas saj, kontraceptivi i urgjencës nuk ka asnjë efekt anësor në aftësitë prodhuese të femrës. Kjo do të thotë se nuk shkakton abort apo dëmtim të lindshmërisë në të ardhmen. Por, edhe përdorimi i tyre duhet të ketë një sasi të kufizuar. Edhe pse nuk sjell efekt mbi shtatzënitë e ardhshme të një femre, përdorimi i shpeshtë sjell dhimbje, të vjella, çrregullim të menstruacioneve apo marrje mendsh. “Pilulat kontraceptive të urgjencës janë vetëm për përdorim emergjent dhe nuk duhen përdorur rregullisht si një metodë kontraceptive. Kjo për shkak të mundësisë më të lartë të dështimit në krahasim me pilulat e tjera jo-emergjente kontraceptive”, sqaron specialistja Mërkuri. Por, mes një shtatzënie të padëshiruar dhe efekteve anësore që sjell përdorimi i shpeshtë i kontraceptivëve të emergjencës, specialistja këshillon alternativën e dytë. Jo shumë pro kësaj ideje duken farmacistët. “Ka plot metoda të tjera kontraceptive përpara se të merret kontraceptivi i emergjencës. Por, shumë pak të rinj e përdorin. Ata drejtohen te kontraceptivi i emergjencës disa herë në muaj, gjë që është shumë e dëmshme për vetë ato”, thotë Mira Hoxha, një prej farmacisteve në zonën e Unazës së Re. Nga një vëzhgim në disa farmaci të kryeqytetit rezulton që kontraceptivi i emergjencës të jetë më i shituri, ndërkohë që metodat e tjera kontraceptive janë shumë më pak të përdorura. Këtë pohojnë vetë farmacistët.

Çfarë është pilula Kontraceptive e urgjencës?

Kontracepsioni i urgjencës, i refero-het metodave kontraceptive që për-doren për të parandaluar shtatzëninë në ditët e para pas një raporti seksual të pambrojtur. Kontracepsioni i urgjencës është menduar për përdorim të jashtëzakonshme pas një marrëdhënie seksuale të pambrojtur, keqpërdorimit të kontraceptivëve, përdhunimit, etj. Çdo grua e moshës riprodhuese mund të kenë nevojë për kontracepsionin e urgjencës në momente të caktuara për të shmangur një shtatzëni të padëshiruar.

Në çfarë situata duhet të përdoret kontracepsioni i urgjencës?

Kontracepsioni i urgjencës mund të përdoret në një numër të situatave pas një marrëdhënie seksuale si; kur nuk janë përdorur kontraceptivët, kur ka një dështim të kontraceptivëve ose përdorim jo të saktë (çarje, rrëshqitje e prezervativit, harrimi i tre ose më shumë pilulave kontraceptive orale të kombinuar rresht; marrja më shumë se 3 orë vonesë i pilulës vetëm me progestogen, llogaritje e gabuar e metodës së abstinencës periodike, etj).

Si vepron pilula kontraceptive e urgjencës?

Pilula kontraceptive e urgjencën parandalon shtatzëninë duke vonuar ovulacionin. Pilula e kontracepsionit të urgjencës është më efektive sa më shpejt të merret pas raportit seksual të pambrojtur. Pilulat kontraceptive të urgjencës nuk janë të efektshme pasi procesi i implementimit ka filluar.

A ka efekte anësore për të ardhmen tek një femër?

Pilula e kontracepsionit të urgjencës është shumë e sigurt dhe nuk shkak-ton abort apo dëm të lindshmërisë në të ardhmen. Ata nuk duhet ti jepen një gruaje që tashmë ka një shtatzëni të konfirmuar. Megjithatë, nëse një grua pa dashje merr pilula, pasi është shtatzënë, pilula nuk dëmton nënën apo fetusin.

Sa herë duhet përdorur?

Pilulat kontraceptive të urgjencës ja-në vetëm për përdorim emergjent dhe nuk duhen përdorur rregullisht si një metodë kontraceptive. Kjo për shkak të mundësisë më të lartë të dështim-it në krahasim me pilulat e tjera jo-emergjente kontraceptive. Përveç kësaj, përdorimi i shpeshtë i kontracepcionit emergjent mund të rezultojë në efekte anësore të tilla si parregullsi menstruale, etj.

Ku mund të sigurohet kontraceptivi i urgjencës?

Kontraceptivi i urgjencës nuk përfshi-het në paketën e kontraceptivëve të cilët ofrohen falas (pilula mujore, spiral-ja, injeksioni dhe prezervativi) në qendrat shëndetësore publike dhe ato të planifikimit familjar në të gjithë vendin. Kontraceptivi i urgjencës gjendet në rrjetin farmaceutik shqiptar.

Adoleshentët, të pambrojtur nga shtatzënitë e padëshiruara

Adoleshentët shqiptarë kryejnë marrëdhënie seksuale që në moshë të hershme. Autoritetet shëndetësore flasin për një ulje të moshës kur nis marrëdhënia e parë seksuale (13-14vjeç), ndërkohë që vënë në dukje një tjetër shqetësim që po konsumohet në masë pilula e urgjencës. Vetëm pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale, të rinjtë shqetësohen për problemet me të cilat mund të përballen. Ndërkohë që zgjidhja e vetme për ta mbetet pilula e urgjencës, përdorimi i të cilës gjatë gjithë jetës duhet të jetë shumë i kufizuar. Nga ajo çfarë shihet, dalim në konkluzionin se adoleshentët shqiptarë mësojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale që në moshë të vogël, por janë pak ose aspak të njohur me format se si mund të shpëtojnë nga sikletet e një shtatzënie të padëshiruar apo infeksioneve seksualisht të transmetueshme, përhapja e të cilave po mbërrin në nivele shqetësuese edhe në radhët e të rinjve shqiptarë. Sipas studimeve të kryera tek të rinjtë në rang vendi, vetëm 11 për qind e adoleshentëve kanë njohuri për ekzistencën e metodave kontraceptive. Rrjedhimisht, edhe përdorimi i këtyre metodave është në nivelet më minimale të mundshme. Ndërsa, sa i takon pjesës tjetër, mund të thuhet se ata ose nuk i njohin fare këto metoda kontraceptive, ose janë indiferentë ndaj përdorimit të tyre. Të gjendur përballë kësaj situate, e vetmja rrugë për të informuar të rinjtë mbi mënyrën e përdorimit të metodave kontraceptive është përfshirja e njohurive specifike në kurrikulat e shkollës, duke nisur që në arsimin e detyruar, reflektimi i të cilave do pasohet në lëndën e biologjisë dhe shëndetit riprodhues. Kjo është nisma më e fundit e ndërmarrë nga specialistët në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Specialistja e shëndetit riprodhues Lumturi Mërkuri tregon se adoleshentët shqiptarë vuajnë informimin e përdorimit të këtyre metodave kontraceptive, të cilat në të vërtetë janë një masë e sigurte parandaluese ndaj shtatzënive të padëshiruara dhe sëmundjeve të tjera.shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi