Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si të veprosh kur ke dhënë borxh dhe nuk ta kthejnë Empty Si të veprosh kur ke dhënë borxh dhe nuk ta kthejnë

Mon 21 May 2012 - 2:24
I ke dhënë para hua një shoqeje dhe nuk ia kërkon dot?Lexo këshillat më poshtë nëse do të shpëtosh marrëdhënien me të (dhe paratë)…Ju të dyja njiheni prej shumë kohësh. Jeni goxha të afërta. Ja përse kur asaj i duheshin edhe 20 mijë lekë për të përfunduar kuzhinën, t’i kërkoi pikërisht ty. Dhe ti ia dhe pa një, pa dy. Që atëherë, duket se ajo e ka harruar këtë fakt, ndërsa ty të vjen rëndë t’ia kërkosh. “Mos ka kaluar shumë kohë?” “Po sikur të ofendohet?” Dhe ti heq dorë nga paratë. Por ama, sa herë ajo të fton në shtëpi dhe ti sheh kuzhinën e rregulluar për bukuri, të vjen të plasësh nga inati! Po si ta shmangësh këtë situatë?

Para se të japësh para hua, bëj këto tre pyetje:

1) Kam mjaftueshëm para sa të jap këtë shumë, borxh, dhe të vazhdoj të jetoj pa problem? Pra, nëse më humbasin aq lekë, do më bëhej një dëm i madh?

2) Ai ose ajo që po më kërkon para borxh është me të vërtetë një person që unë e kam përzemër, për të cilin ia vlen ta marrë përsipër këtë shqetësim?

3) Për çfarë do e ndihmojë borxhi? Nëse mikesha jote ka një problem serioz ekonomik që po ia bën jetën të vështirë, normal që do e ndihmosh. Por nëse nuk është kështu… “Të kërkosh dhe të japësh para hua nënkupton një shkallë të lartë afërsie: mos u druaj ta pyesësh mikeshën për çfarë i duhen paratë: është e nevojshme të heqësh të gjitha dyshimet”, thonë psikologët.

Mëso të thuash jo

Nëse, pasi e ke menduar mirë, nuk je më e sigurt nëse do me të vërtetë t’ia japësh borxhin:

Përpiqu t’ia thuash qetësisht. Kur dikush kërkon ndihmë, nuk është e thënë se gjithmonë merr përgjigje pozitive. Vetëm se miqësia, mund të mos mbetet më e njëjta.



Sajo një gënjeshtër të pafajshme: thuaji që nuk ke para mënjanë. Dhe nëse ajo e di që ke një llogari bankare, thuaji që nuk i tërheq dot para afatit.

Sugjeroji një mënyrë tjetër për të gjetur paratë. Si për shembull ta drejtosh tek njerëz që e bëjnë këtë gjë zakonisht privatisht.

Pra, nëse e ke kuptuar që nuk është punë për ty të japësh hua, thuaje sa më shpesh nëpër biseda me mikeshat: kështu që ato nuk do t’u vejë mendja te ty kur t’u duhen para.

Jep hua, por në mënyrë të sigurt

Një zgjidhje tjetër diplomatike, është ajo që mos t’ia japësh të gjithë shumën e kërkuar, por një pjesë të saj: “Në këtë formë do shmangësh përgjigjen “jo” që mund të lëndonte miken tënde”, shpjegojnë psikologët. Vendos edhe datën e kthimit: nëse jep para hua tani, thuaji që do të duhen në qershor, për të prenotuar pushimet e verës. Kur të vijë koha do e kesh gati “pretekstin” për t’ia kujtuar.

Nëse dëmi është bërë

E ke dhënë borxhin dhe ajo nuk ka ndërmend ta kthejë? Bëj si e shqetësuar për të, pa e dyshuar për asnjë çast lojën e saj të ndershme: kërko të dish mos është një çast i vështirë, përderisa as nuk t’i ka kthyer paratë dhe se mos i duhet edhe më shumë kohë që t’i mbledhë. Do ndihet e detyruar të të japë më shumë informacion. Dhe kështu nuk do e lëndosh.



Ja disa taktika që njerëz të zakonshëm ndjekin në jetë dhe që funksionojnë”

Shiko kalendarin

Kërkojini borxhet në fillim të muajit dhe larg pushimeve, në mënyrë që ta kenë të mundur t’jua kthejnë.

Një truk për të pasur mbrapsht paratë e tua

I ke paguar drekën një shoqeje. Pastaj ajo bën sikur nuk ka ndodhur gjë. Atëherë, ti herës tjetër harron portofolin në shtëpi…

Gjej një justifikim, por që të jetë i besueshëm

Një mikeshë të kërkon borxh 1 milion lekë (të vjetra). I thua se po kursen për të blerë makinën. Kështu nuk humbet as mikeshën as shumën e parave./mapo/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi