E ardhme e ndritur për ata që i kthejnë fjalën prindërve
Sat 7 Jan 2012 - 13:31
Mund të duket shumë e çuditshme, por debatet mes prindërve dhe adoleshentëve mund të kenë rezultate të mira për të ardhmen e këtyre të fundit.Sipas një studimi të Universitetit të Virxhinias (SHBA) ata adoleshentë të cilët shprehin këndvështrimin e tyre me qetësi dhe me besim në vetvete në një debat me prindërit janë të aftë që këtë gjë ta bëjnë edhe mes shokësh.Ata që bëjnë këtë gjë janë 40% të prirur më shumë për të thënë “JO” edhe kur i ofrohet alkool apo lëndë narkotike në krahasim me ata adoleshëntë të cilët nuk debatojnë kurrë me prindërit e tyre.
Psikologu Joseph Allen thekson: “Prindërit duhet të pranojnë kur fëmijët i kthejnë fjalën në një debat, sidomos kur fëmijët kanë të drejtë apo kanë mendimin e tyre. Nëse adoleshentët mendojnë se nuk ka kuptim të kundërshtosh prindin, atëherë ata nuk do të kenë guximin për të kundërshtuar as shokët më të mëdhenj që i ofrojnë alkool apo lëndë narkotike.”
B;topchanel

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi