Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Lugina e Preshevës kërkon ti bashkohet Kosovës Empty Lugina e Preshevës kërkon ti bashkohet Kosovës

Tue 21 Aug 2012 - 15:57
Preshevë, (Serbi), 21 gusht 2012, NOA -Përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkojnë që në 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, të zgjidhet përfundimisht çështja e tyre dhe tri komunat shqiptare të mbetura në Serbi t’i bashkohen Kosovës.

Këtë synim ata mendojnë ta arrijnë duke u bërë pjesë e delegacionit kosovar në bisedimet e ardhshme në mes Kosovës dhe Serbisë të planifikuara të fillojnë në vjeshtë. Kryetari i Kuvendit të Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, vlerëson se pjesëmarrja e përfaqësuesve të asaj ane do ta ndihmonte delegacionin kosovar. “Përfaqësuesit e popullit në këtë pjesë duhet të jenë pjesë në bisedime dhe ne kërkojmë që të jemi pjesë e delegacionit të Kosovës. Dhe natyrisht se ne do të ishim krah i fortë i zgjidhjes së problemit politik të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit”, ka deklaruar për “Kohën Ditore”, kryetari Musliu.

Ai thotë se në këtë vit kur shteti shqiptar kremton 100-vjetorin e themelimit të tij, çështja e shqiptarëve të Luginës duhet të zgjidhet dhe se tri komunat shqiptare duhet t’i bashkohen Kosovës.

Kërkesën e Musliut për të qenë pjesë e delegacionit kosovar në bisedimet Prishtinë - Beograd, e përkrah edhe kryetari i shoqatës “Vatra”, nga Lugina, Sejdulla Kadriu.

noa.al
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Lugina e Preshevës kërkon ti bashkohet Kosovës Empty Re: Lugina e Preshevës kërkon ti bashkohet Kosovës

Tue 21 Aug 2012 - 16:57
Kot qe luftuan, kot qe humben njerez kinse per "Liri" dhe asgje nuk u be per keta dhe jam e bindur se as qe ka per t'u bere ndonje gje ne lidhje me kete...
Serbia kurre nuk e len Presheven t'i bashkangjitet Kosoves... Me vjene keq qe nje pjese shume e madhe e shqiptareve jetojne nen kthetrat e serbeve...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Lugina e Preshevës kërkon ti bashkohet Kosovës Empty Re: Lugina e Preshevës kërkon ti bashkohet Kosovës

Thu 23 Aug 2012 - 14:00
Nuk u krye krejt lufta e pavaresise!
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Lugina e Preshevës kërkon ti bashkohet Kosovës Empty Re: Lugina e Preshevës kërkon ti bashkohet Kosovës

Thu 23 Aug 2012 - 14:04
kombi shiptar nuk e ka krye luften per lirimin e shiptarve deri te lirohet lugina e presheves qameria shiptart ne maqedoni mal te zi
Sponsored content

Lugina e Preshevës kërkon ti bashkohet Kosovës Empty Re: Lugina e Preshevës kërkon ti bashkohet Kosovës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi