Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

LUGINA E PRESHEVËS MUND T’I KAPË SËRISH ARMËT Empty LUGINA E PRESHEVËS MUND T’I KAPË SËRISH ARMËT

Tue 2 Apr 2013 - 18:37
LUGINA E PRESHEVËS MUND T’I KAPË SËRISH ARMËT Jonuz-600x400
Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës tërheqin vërejtjen se përfundimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po e lë pa e zgjidhur edhe problemin e shqiptarëve atje.

Lideri i LPD-së dhe ish-drejtori politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu, ka thënë se Kosovës do t’i kushtojë shumë mosinteresimi për këtë pjesë të shqiptarëve.

“Kërkesat tona janë që problemet të zgjidhen në pajtim me të drejtat që u jepen serbëve në veri. Ne nuk po kërkojmë ndonjë gjë më shumë por së paku të trajtohemi njëjtë”, ka thënë ai.

Musliu gjatë një interviste për “Tribunën”, e ka përshkruar gjendjen në Luginë si tejet alarmante. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që shqiptarët të riarmatosen nëse nuk ka përmirësim të gjendjes.

“Nëse fillojnë vrasjet, dëbimet atëherë nuk mbetet rrugë tjetër në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, ka vlerësuar Musliu.

Ai nuk sheh rrugë tjetër për veriun pos autonomisë për serbët. Por, edhe kjo sipas tij nuk do t’i kënaqë apetitet e Beogradit.

Musliu ka bërë të ditur së qytetarët dhe politika në Preshevë, nuk dinë ende asgjë as për fatin e lapidarit që ishte larguar dhunshëm më 20 janar nga forcat serbe.

Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

LUGINA E PRESHEVËS MUND T’I KAPË SËRISH ARMËT Empty Re: LUGINA E PRESHEVËS MUND T’I KAPË SËRISH ARMËT

Tue 2 Apr 2013 - 20:23
74 këshilltarët shqiptarë të tre Kuvendeve të Luginës së Preshevës kanë shpallur mbrëmë në orën 22:00 “Autonominë e Luginës” me të drejtë bashkimin me Kosovën.

Lajmin e ka publikuar sot agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, sipas së cilës në seancën e mbrëmshme me dyer të mbyllura, unanimisht u aprovua Rregullorja e Punës së këshilltarëve shqiptarë të tre Kuvendeve, që përmban përveç kushtetutës edhe dhjetëra nene që kanë të bëjnë me konstituimin dhe formën juridike të “Autonomisë së Luginës”.

Të pranishëm në mbledhje kanë qenë të gjithë liderët e Luginës së Preshevës, të cilët thanë se shpallja e “Autonomisë së Luginës” është në përputhshmëri me vullnetin e popullatës shqiptare dhe në përgjigje me reciprocitetin. Ky vendim vjen pas deklaratave të liderëve të Luginës, sidomos të kryetarit të Preshevës z.Ragmi Mustafa se “Lugina nuk i shuan përpjekjet për bashkim me Kosovën, apo ndonjë hap tjetër politik.”

Njëkohësisht ky vendim vjen dhe si përgjigje të kërkesës së Serbisë e cila kërkon autonominë e veriut të Mitrovuicës.

Deklarata e shpalljes së “Autonomisë së Luginës” u është drejtuar misioneve dhe autoriteteve ndërkombëtare dhe serbe në Beograd.

Reagimi i parë nga Beogradi ka arritur sot në orët e hershme tëmëngjesit nga ana e Kryetarit të Trupit koordinues Zoran Stankovic i cili i akuzoi kryetarët e komunave shqiptare për “tradhti” sipas të cilit “Beogradi nuk e pranon kurrë të ashtuquajturën Autominë e Luginës, sepse ajo është djep i Serbisë dhe i njohur nga bota si “Pcinjski Krug”, kurse nga Kosova s’ka ende reagime dhe urime, me që gjithë janë drejtuar me sy e vesh kah Brukseli.

Mësohet se Lëvizja Vetëvendosja i ka uruar liderët shqiptarë atje për vendimin e guximshëm.

Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” me qendër në këtë qytet raporton se Presheva po mbahet në rrethim të hekurt nga policia dhe xhandarmeria serbe, e cila mësohet se ka arrestuar 12 këshilltarë në fund të mbledhjes. Afër fundit të mbledhjes autoritet serbe kanë shkëputur energjinë elektrike për të penguar punimet./Start/


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi