Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Policia e Kosovës nuk i jep leje një delegacioni nga Komuna e Bujanocit që të hyjë në Kosovë Empty Policia e Kosovës nuk i jep leje një delegacioni nga Komuna e Bujanocit që të hyjë në Kosovë

Fri 16 Mar 2012 - 21:35
Policia e Kosovës nuk i ka dhënë leje të hënën eskortën e kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberit, i cili iu ka drejtuar zyrtarisht Policisë së Kosovës që t’iu lejohet të hyjnë në Kosovë transit për përurimin e një rruge në një fshat të thellë të malësisë së Bujanocit, në kufi me Kosovën.
Zyra e kryetarit të komunës i është drejtuar me një shkresë zyrtare policisë kufitare të Kosovës, përkatësisht shefit të ndërtimit të pikës kufitare te Dheu i Bardhë, duke i njoftuar se të hënën më 12.03.2012 në orën 12 ishte paraparë fillimi i punimeve për asfaltimin e rrugës në fshatin Muhoc, i cili gjendet në territorin e komunës së Bujanovcit (në kufi me Kosovën), ku do të bëhet fillimi i punimeve nga udhëheqësit e komunës, njofton Zëri, transmeton presheva.com
Kamberi ka kërkuar nga policia që të mundësojë prezantimin e një numri të caktuar të veturave për të shkuar në vendin e ngjarjes, ku përurohej fillimi i ndërtimit të rrugës në këtë zonë malore.
Por, në anën tjetër, koloneli i policisë, Rrahman Sylejmani, kryesues i Departamentit për menaxhimin e integruar të kufirit, i është përgjigjur negativisht kërkesës, duke thënë se edhe përkundër dëshirës për t’iu dalë në ndihmë, policia nuk mund ta bëjë një gjë të tillë që t’i lejojë që një numër të veturave zyrtare të komunës së Bujanocit të hyjnë në pikën kufitare Dheu i Bardhë pa iu nënshtruar marrjes së policës së sigurimit të obliguar kufitare, ngase siç ka thënë ai, kjo është përgjegjësi e Shoqatës së Sigurimeve Kufitare.
Ai madje i ka rekomanduar kryetarit të komunës së Bujanocit që me një kërkesë të tillë t’i drejtohen Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.
Komuna i është drejtuar edhe Shoqatës së Sigurimeve, e cila iu ashtë përgjigjur, duke iu treguar se për këtë veprim të tillë ata duhet të vijnë personalisht në zyrën e shoqatës në Prishtinë për t’ia dorëzuar kërkesën dhe jo siç kanë thënë ata që kërkesa të shkruhet aty për aty (nëpërmes postes elektronike).
Komuna është indinjuar nga përgjegjësja e shoqatës ngase ata e kanë sugjeruar kryetarin që për veturat që duhet të hyjnë të gjejnë një donator për pagesën e policave të sigurimit.
Po ashtu sipas tyre, kërkesa duhet të shqyrtohet në bordin e Shoqatës, pavarësisht se koha e përurimit ka qenë caktuar paraprakisht.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi