Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shqiptarët e Kosovës blejnë në Shqipëri emrin për një pasaportë Empty Shqiptarët e Kosovës blejnë në Shqipëri emrin për një pasaportë

Tue 27 Mar 2012 - 19:50

Shqiptarët e Kosovës qëndrojnë në vend të parë në falsifikimin e pasaportave biometrike të Shqipërisë, duke blerë identitetin e një shtetasi shqiptar. Pas tyre vijnë personat që kanë probleme me drejtësinë, si dhe të kërkuarit.
Gjatë një interviste, kryekomisar Idajet Faskaj, specialist në Sektorin Kundër Krimit Ekonomiko Financiar në Policinë e Shtetit, deklaron se në vetvete pasaporta si dokument nuk falsifikohet, por persona të caktuar marrin identitetin e një personi tjetër dhe aplikojne me këto të dhëna. Janë të pakten 200 raste të zbuluara, që kur u hodh ne qarkullim pasaporta e re.
"Faktikisht është situatë shqetësuese, por me masat e marra është ulur ndjeshëm mënyra e aplikimit dhe me filtrat e vënë për të identifikuar personin, është arritur që të reduktohet tendenca për të prodhuar pasaporta në këtë mënyrë. Vetë rasti i fundit i Tiranës, ka të bëjë me këtë filtër që u vu, me vënien në efiçencë të punonjësve të policisë së rendit. Shtetasit kosovarë kanë patur një tendencë për t'u pajisur me pasaportë biometrike, madje në raste qe ne kemi hetuar kemi konstatuar edhe pagesa të ndryshme nga sekserët", tha Faskaj.
Sipas, Faskaj zbulimi i marrjes se identitetit ne shumicen e rasteve është bërë nga vetë kompania Aleat, e cila ka bllokuar menjehere shpërndarjen e këtij dokumenti, por edhe nga vete qytetaret, qe kur kane aplikuar kane zbuluar se dikush tjeter kishte aplikuar nën emrin e tyre.
"Na kanë konstatuar që janë bërë pa dijeninë e personave, sepse ata ndodhen jashtë shtetit. Duke bërë verifikime në sistemin TIMS rezulton se personi ka vite që nuk ka hyrë në Shqipëri. Besoj se këto raste janë shfrytëzuar nga personat e interesuar. Mund të ketë edhe raste që personat i shesin, mund të jenë njerëz që nuk kanë mundësi, ose nuk u duhet pasaporta dhe mund të bëjnë pazare të tilla për ta shitur identitetin e tyre", tha Faskaj.
Shpërndaje
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi